Meta: Shqiptarët do t’i jenë përherë mirënjohës Walkerit

  • 16 January 2020 - 08:59
Meta: Shqiptarët do t’i jenë përherë mirënjohës Walkerit

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është takuar me ish-ambasadorin e OSBE-së William Walker, me rastin e 21 vjetorit të masakrës së Reçakut.

Meta ka thënë se shqiptarët kudo në botë do t’i jenë përherë mirënjohës për denoncimin historik që i bëri Masakrës së Reçakut vetëm me tre fjalë: Krim kundër njerëzimit.

“Integriteti i tij i lartë ndihmoi botën të zbulonte gjenocidin që ndodhte çdo ditë, dhe vuri diplomacinë në veprim përmes Konferencës së Rambujesë, dhe më pas ndërhyrjes historike të NATO-s, për t’i dhënë fund përgjithmonë spastrimit etnik në zemër të Europës”.

“E ftova me shumë kënaqësi për të vizituar Shqipërinë, dhe sigurisht Sarandën që ai e do aq shumë”.

(Kosova Sot Online)