Arrestohet një person në Vushtrri, i konfinskohen aparatet e lojërave të fatit

  • 16 January 2020 - 09:16
Arrestohet një person në Vushtrri, i konfinskohen aparatet e lojërave të fatit

Është arrestuar një person në Vushtrri, pasi gjatë kontrollimit të lokalit të tij i janë gjetur dhe konfiskuar tre aparate të lojërave të fatit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollimit të lokalit të tij i janë gjetur dhe konfiskuar tre aparat të lojërave të fatit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00, ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)