Therje me thikë në Sllatinë

  • 16 January 2020 - 09:21
Therje me thikë në Sllatinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është plagosur me thikë në orët e para të së mërkurës në fshatin Sllatinë e Madhe në Fushë Kosovë.

Përmes raportit 24 orësh, Policia bën me dije se viktima është dërguar në QKUK, derisa i dyshuari është arrestuar.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar, pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht duke e godit me thikë viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima është dërguar ne QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)