Nis seanca për ‘Syrin e Popullit’, largohen mediat nga salla

  • 16 January 2020 - 10:22
Nis seanca për ‘Syrin e Popullit’, largohen mediat nga salla

Ka nisur seanca përfundimtare në procesin gjyqësor kundër prof. dr. Sadri Ramabajës, i njohur edhe si rasti “Syri i Popullit” . Seanca po mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Në këtë seancë fjalën përfundimtare do ta ketë mbrojtja dhe vetë i akuzuari. Pra, në seancë mbrojtjen e tij do ta paraqesë vetë i akuzuari, dr. Sadri Ramabaja, si dhe avokati.

Avokati Krasniqi ka deklaruar se siç dihet, profesori, publicisti dhe intelektuali i mirënjohur, dr. Sadri Ramabaja, po mbahet në paraburgim tash e më shumë se dy vjet, sipas një skenari akuzash politike, pa pasur asnjë arsyeshmëri juridike dhe ligjore.

(Kosova Sot Online)