Shpend Ahmeti, ku i ke edhe pesë faqe të dokumentit për kushtet ndërtimore..?

  • 16 January 2020 - 11:23
Shpend Ahmeti, ku i ke edhe pesë faqe të dokumentit për kushtet ndërtimore..?

Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka reaguar edhe një herë ndaj shqetësimeve të ngritura për ndërtimet te Liqeni i Badovcit.

Rrahmani përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se, ka a një javë që si parti, kanë kërkuara qasje në dokumentet zyrtare të Komunës së Prishtinës me saktësisht dokumentin ku leshohen Kushtet Ndërtimore për ndërtimin e lagjes luksoze afër Liqenit të Badovcit dhe ende nuk i kanë marrë ato.

Sipasj tij, dokumenti i publikuar nga Komuna është i pjesshëm pra nga 7 faqe që ka jane publikuar vetëm 2 prej tyre.

"Mbajta fshehur, mos transparenca nga ana e Komunës janë shqetuese për gjendjen që ka ardh Komuna e Prishtinës. Kërkojmë që sa më parë të behen publike Kushtet Ndërtimore, pra dokumentacioni i plotë", ka shkruar Rrahmani.

(Kosova Sot Online)