Shpërthen analisti: Prokuroria Speciale duhet urgjentisht që t`i hap dosjet për Shpendin dhe Arbërin, PZHU-ja të shpallet ilegale!

  • 16 January 2020 - 12:00
Shpërthen analisti: Prokuroria Speciale duhet urgjentisht që t`i hap dosjet për Shpendin dhe Arbërin, PZHU-ja të shpallet ilegale!

“Prokuroria Speciale duhet urgjentisht që t`i hap dosjet për Shpend Ahmetin, Arbër dhe Latif Kryeziut për ta parandaluar sa me shpejtë prishjen ambientit dhe shqetësimin që po ju shkaktohet e banorëve të zonës pranë Liqenit të Badovcit”, thotë analisti Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”

Pas shpërthimit të aferës rreth projektit për ndërtimin e vilave në zonën e Liqenit të Badovcit, është zbuluar se qeveria komunale e drejtuar nga Shpend Ahmeti është duke marr vendime që bien ndesh me ligjin dhe vendimet e qeverisë së Kosovës.

Ky konstatim i analistëve bazohet në faktin se drejtoria e Urbanizmit në Komunën e Prishtinës më 20 dhjetor të vitit të kaluar, ka lëshuar vendimin për caktimin e kushteve ndërtimore për projektin pranë Liqenit të Badovcit.

Në dokumentin e lejes ndërtimore të lëshuar nga komuna e Prishtinës, shkruan se “lëshimi i saj bëhet në përputhje me Planin Zhvillimor të Komunës së Prishtinës”, i cili është miratuar nga Kuvendi Komunal në gusht të vitit 2013, dhe sipas hartës të paraqitur në të, një pjesë e zonës afër Liqenit të Badovcit shënohet si e urbanizuar.

Megjithatë, kjo është në kundërshtim me një vendim të Qeverisë së Kosovës të 24 prill 2013, i cili e ka shpallur Liqenin e Badovcit zonë të mbrojtur. 

Sipas analistëve, qëllimi i vendimit të Qeverisë ka qenë që të mbrojë burimin ujor, akumulimin e Badovcit nga ndikimet negative, të cilat mund të dëmtojnë gjendjen normale dhe të qëndrueshme të ujit nga aspekti i cilësisë dhe sasinë.

Me këtë vendim, sipas Qeverisë, sigurohen zhvillimi dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i resurseve ujore-akumulimi i Badovcit, i cili është i domosdoshëm për shëndetin publik, mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin shoqëror-ekonomik të Kosovës. Ky vendim cakton zonat e mbrojtura të burimit. Në zonën e dytë që investitori planifikon të ndërtojë projektin e që përfshin brezin e akumulimit me gjerësi 200 metra përgjatë nga kufiri i jashtëm i zonës i të mbrojtjes, që është brezi përgjatë akumulimit në gjerësi prej 10 metrash nga kufiri i nivelit më të lartë të ujit, parashihen një varg të ndalesave. Në mesin e tyre edhe ndërtimin e objekteve për turizëm ose rekreacion dhe objekteve të tjera të cilat mund të rrezikojnë cilësinë e ujit.

Image
Dardan Grapci

E lidhur me këtë super skandal ka folur për “Kosova Sot Online” edhe eksperti i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci, sipas të cilit del se Plani Zhvillimor i komunës së Prishtinës- PZHU, bije ndesh me legjislacionin qeveritar, si i tillë është ilegal, dhe prandaj ky veprim është edhe një element tjetër që ngjall dyshimin serioz për aferë korruptive e cila do të duhej hetuar nga Prokuroria e Speciale e Kosovës

“Prokuroria Speciale duhet urgjentisht që ti hap dosjet për Shpend Ahmetin, Arbër dhe Latif Kryeziut për ta parandaluar sa me shpejtë prishjen ambientit dhe shqetësimin që po ju shkaktohet e banorëve të zonës pranë Liqenit të Badovcit. Nëse Shpend Ahmeti është duke menduar se mundë të bëj gjithçka, dhe askush nuk mund ti më asgjë, sipas mendimit tim e ka gabim, sepse Shpendi ka harruar aq shpejtë se kush e ka sjellë në pozitën e Kryetarit të Prishtinës, prandaj më mirë është që të mos bënë shumë luhatje dhe lojëra me ligjin dhe prishjen Liqenit të Badovcit. Sa i përket planit Zhvillimor PZHU, ai duhet të shpallet ilegal, sepse i tillë po del të jetë, kurse të gjitha vendimet që janë marr mbi bazën e këtij plani të anulohen, që të mos bien edhe njerëz të tjerë viktima te një plani ilegal sikur që po bije tani kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti”, thotë Grapci për “Kosova Sot Online”.

Derisa ka një organizim të gjerë qytetar në rrjetin social Facebook rreth këtij skandali të Shpend Ahmetit, Grapci kërkon që të punohet akoma më konkretisht në kundërshtimin abuzimeve të Shpend Ahmetit me peticion nga qytetarët, përmes të ciklit të i kërkohet prokurorisë ngritja e aktakuzës për falsifikim të dokumenteve.

“Për një Plan Zhvillimor ilegal që bije ndesh me vendimet e Qeverisë dhe njëkohësisht të kërkohet edhe shkarkimi i Shpend Ahmetit nga pozita e kryetarit. Unë mendoj që tani do ishte mirë që të hapet një peticion, i shkruar apo edhe online, kundër ndërtimeve pa leje pranë Liqenit si dhe të kërkohet anulimi i të gjitha vendimeve që janë marr me Planin Zhvillimor ilegal, njëkohësisht të kërkohet edhe largimi nga posti i Kryetarit Shpend Ahmeti, ku pastaj do duhej të intervenoj edhe Policia e Kosovës që ta arrestoj së bashku me klikën e tij kriminale. Nëse vërtetë dëshirojmë rend dhe ligj kjo është ajo se si duhet të veprohet, por nëse dëshirojmë një shtet mafioz dhe një jetë të shtypur atëherë e kam një pyetje - pse atëherë po ekzistojnë gjykatat dhe policia”, shton Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas Grapcit, të gjitha lejet e ndërtimit që mundë të jenë lëshuar deri tani në rrethinën e Liqenit të Badovcit duhet të anulohen.

“Edhe nëse kanë marrë leje ndërtimi, prapë se prapë prishja e Liqenit të Badovcit ndodhë me ato ndërtime që mundë të sjell pasoja në të ardhmen, sepse siç e dimë uji është i rrezikuar kurdoherë që i mbyllet korridori. Është fjalë e urtë popullore - "Nëse mundohesh ta shkatërrosh natyrën pa miratimin e saj, ajo do të kundërpërgjigjet shumë keq", prandaj me natyrën që vet Zoti e ka krijuar, nuk bën të bëhen pazare me njerëz kriminal, vetëm që të pasurohen, por duhet që të kemi kujdes. Sepse e nesërmja mund të na gjej në 2 metra nën tokë”, thotë eksperti i ekonomisë Dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)