Zyrtarët e LDK’së bashkë me Isa Mustafën janë mbledhur në parti

  • 16 January 2020 - 14:38
Zyrtarët e LDK’së bashkë me Isa Mustafën janë mbledhur në parti

Në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, momentalisht janë mbledhur Isa Mustafa, kreu i partisë, dhe disa deputetë e anëtarë të kryesisë. Megjithatë, nuk është bërë e ditur nëse bëhet fjalë për ndonjë takim.

Nga LDK-ja nuk kanë treguar se çfarë agjende kanë për sot, apo nëse kanë planifikuar ndonjë mbledhje për të diskutuar për koalicionin.

Megjithatë, gazetarja e medias raporton nga vendi i ngjarjes se në parti janë disa prej deputetëve dhe anëtarëve të kryesisë, që nuk kanë folur para mediave.

Para Selisë së LDK-së

Përveç tyre, në mëngjes në seli është parë edhe nënkryetarja Vjosa Osmani, që më vonë është larguar nga aty.

LDK-ja i ka përcjellë dje edhe një herë ofertën që e kishin bërë edhe në takimin e fundit, ku kërkohen ministritë 5+5, kryeparlamentari që do t’i shkonte pastaj LV-së nëse Lidhja Demokratike e merr presidentin.

(Kosova Sot Online)