Ambasadori britanik largohet nga selia e VV-së

  • 16 January 2020 - 15:01
Ambasadori britanik largohet nga selia e VV-së

Nga selia e Lëvizjes Vetëvendosje është larguar ambasadori i Britanisë së Madhe Nikolas Abbott.

Ai nuk ka dashur që të komentojë për medie qëllimin e takimit.

Më herët në selinë e VV-së ka qëndruar edhe ambasadorja finlandeze.

Ambasadori britanik shkon në zyrat e Vetëvendosjes

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abott ka arritur në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje aty ku për pak pritet që të takohet me krerët e kësaj partie.

Ndërkombëtarët në vazhdimësi janë dukë bërë thirrje për krijim sa më të shpejtë të institucioneve të reja, ndërsa, ka pasur edhe disa vizita në LDK e LV.

Së fundmi ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett thirrjen për krijim të qeverisë ia ka përcjellë në zyre të partisë edhe liderit të Lidhjes Demokratike, Isa Mustafës.

(Kosova Sot Online)