Letra e Vetëvendosjes, flet Isa Mustafa

  • 16 January 2020 - 16:13
Letra e Vetëvendosjes, flet Isa Mustafa

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka folur para mediave pas letrës që i ka dorëzuar Lëvizja Vetëvendosje.

Mustafa ka thënë se nuk e konsiderojnë këtë përgjigje zyrtare, pasi që sipas tij ajo përmban cilësime të cilat nuk janë të tilla.

Ai thotë se LDK-ja është e interesuar që të përmbyllë këtë proces.

“Letrën do ta shohim, nuk e konsideroj që është zyrtare, është përgjigje zyrtare, është një letër kështu me cilësime të cilat nuk janë shumë zyrtare, ajo që mund të ju them është se ne jemi të interesuar që ta përmbyllim këtë proces, mos të vazhdohet akoma kjo agoni, do të mundohemi që të punojmë maksimalisht, kërkoj që edhe VV të jap kontributin e saj”, shton Mustafa, teksa, ka thënë se nuk mund të instruktojë LV-në se si të komunikojnë.

“Komunikim gjithmonë kemi pas direkt, unë gjithmonë shkruhem me z.Kurtin, mirëpo ne nuk mundemi që instruktojmë se si ata do të komunikojmë”, shton ai.

Mustafa thotë se nëse e thirrin mbledhjen e Këshillit do të diskutojnë për çështje të cilata ata i cilësojnë parimore, e jo për ofertën.

“Nëse e mbajmë këshillin, disktuojmë për cështje që janë parimore, por ne nuk diskutojmë në këshill elemente të letrave të subjekteve tjera politike, i kemi të përcaktuara parimet e marrëveshjes”, deklaroi lideri i LDK-së.

(Kosova Sot Online)