Thellohet skandali me shitjen e lejeve: Ky është veprimi radhës kriminal nga Shpendi

  • 17 January 2020 - 07:39
Thellohet skandali me shitjen e lejeve: Ky është veprimi radhës kriminal nga Shpendi

“Me këtë po dëshmohet edhe një herë më tepër, se si Shpend Ahmeti vazhdon pa asnjë pengesë pazaret e tij kriminale, me shitjen e lejeve ndërtimore dhe se Plani Zhvillimor PZHU është plan ilegal dhe kriminal, i punuar eksklzuvisht për interesa të nëntokës kriminale. Ndaj është koha e fundit që të paktën Prokuroria Speciale, të ngritë aktakuzë kundër Shpend Ahmetit e klikës së tij, por edhe ndaj oligarkëve të tipit të Arbër e Latif Kryeziut të AL PETROL dhe ROYAL-it, të cilët nuk ka vend në Prishtinë e deri në Badovc që nuk kanë marr leje ndërtimore, natyrisht duke i blerë ato përmes rrjetës së krimit të organizuar brenda vetë Komunës së Prishtinës me Shpend Jahtin në krye”, thotë analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Pas shpërthimit të skandalit të komunës së Prishtinës me aferën e projektit për ndërtimin e lagjes së vilave në zonën e Liqenit të Badovcit, është zbuluar se Komuna e Prishtinës e udhëhequr nga Shpend Ahmeti, qysh më 20 dhjetor të vitit të kaluar ka lëshuar vendimin për caktimin e kushteve ndërtimore për projektin pranë Liqenit të Badovcit.

Në dokumentin e raportuar në media shkruan se “lëshimi i saj bëhet në përputhje me Planin Zhvillimor të Komunës së Prishtinës”, i cili është miratuar nga Kuvendi Komunal në gusht të vitit 2013 dhe sipas hartës të paraqitur në të, një pjesë e zonës afër Liqenit të Badovcit shënohet si e urbanizuar. Ndësra kjo është në kundërshtim me një vendim të Qeverisë së Kosovës të 24 prill 2013, i cili e ka shpallur Liqenin e Badovcit zonë të mbrojtur.

Lidhur me këtë skandal dhe shkelje serioze të ligjit nga ana e Shpend Ahmetit dhe të vartësve të tij në komunën e Prishtinës, kanë reaguar ashpër analistët politikë.

Sipas tyre, kjo është vetëm edhe një dëshmi tjetër e radhës që flet se si Shpend Ahmeti po vazhdon pazaret e tij kriminale me shitjen e lejeve ndërtimore.

Ky veprim që bie ndesh me ligjin, sipas analistëve tregon se është dëshmi e fuqishme që zbulon se edhe Plani Zhvillimor –PZHU, në të cilin bazohet komuna është plan ilegal dhe kriminal, i punuar ekskluzivisht për interesa të nëntokës kriminale.

Kështu e sheh këtë veprim analisti politik, Gani Qarri, sipas të cilit në një shtet të mirëfilltë të së drejtës, urgjentisht do të duhej nisur hetimet ndaj Shpend Ahmetit, që të konstatohet abuzimi me ligjin, tregtia me leje ndërtimore dhe ndëshkimi meritor me burg.

Image
Gani Qarri

“Është fakt që Komuna e Prishtinës e udhëhequr nga Shpend Ahmeti, më 20 dhjetor të vitit të kaluar ka lëshuar vendimin për caktimin e kushteve ndërtimore për projektin pranë Liqenit të Badovcit. Në këtë dokument shkruan se “lëshimi i saj bëhet në përputhje me Planin Zhvillimor të Komunës së Prishtinës”, plan që është miratuar nga Kuvendi Komunal në gusht të vitit 2013 dhe sipas hartës së paraqitur në të, një pjesë e zonës afër Liqenit të Badovcit shënohet si e urbanizuar. Por, kjo bie në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së Kosovës të datës 24 prill 2013, i cili e ka shpallur Liqenin e Badovcit, jo arenë të ndërtimeve kriminale, por zonë të mbrojtur natyrore. Me këtë po dëshmohet edhe një herë më tepër, se si Shpend Ahmeti vazhdon pa asnjë pengesë pazaret e tij kriminale, me shitjen e lejeve ndërtimore dhe se Plani Zhvillimor PZHU është plan ilegal dhe kriminal, i punuar eksklzuvisht për interesa të nëntokës kriminale”, thotë analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

E paqartë sipas Qarrit, mbetet këtu heshtja e prokurorisë së shtetit.

“Ajo që mbetet enigmë, është fakti se pse ende po heshtë prokuroria përballë këtyre skandaleve të njëpasnjëshme të Shpend Ahmetit, kur dihet se në bazë të ligjit dhe rregullave biznesore, duhet urgjentisht të nisin hetimet dhe nëse vërtetohen aktakuzat, Shpend Ahmeti të përfundoj në burg”, thekson Qarri për “Kosova Sot Online”.

Më tej, sipas Qarrit nëse edhe për këtë rast që është zbardhur në media si skandal “trofe” i mandatit të Shpend Ahmetit nuk vepron Prokuroria, atëherë nënkuptohet që Shpend Ahmeti ka arritur ta krijojë grupin e vetë të fuqishëm mafioz dhe të rrezikshëm, prandaj sillet mbi ligjin.

“E nëse prokuroria edhe më tej heshtë, lë të nënkuptohet se Shpend Ahmeti është shndërruar në një njeri të rrezikshëm për kryeqytetin i cili përmes lidhjeve me nëntokën kriminale, shkel ligjin me të dy këmbët, për t'i shpërblyer mafio-oligarkët, në këmbim të favoreve dhe shpërblimeve milionëshe, për vete dhe partnerët”, shton Qarri për “Kosova Sot Online”.

“Ndaj është koha e fundit që të paktën Prokuroria Speciale, të ngritë aktakuzë kundër Shpend Ahmetit e klikës së tij, por edhe ndaj oligarkëve të tipit të Arbër e Latif Kryeziut të AL PETROL dhe ROYAL-it, të cilët nuk ka vend në Prishtinë e deri në Badovc që nuk kanë marr leje ndërtimore, natyrisht duke i blerë ato përmes rrjetës së krimit të organizuar brenda vetë Komunës së Prishtinës me Shpend Jahtin në krye”, përfudon analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)