Të mërkurën merret vendimi për rastin “Syri i Popullit”

  • 17 January 2020 - 15:52
Të mërkurën merret vendimi për rastin “Syri i Popullit”

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që më 22 janar, të mërkurën, të merret aktgjykimi për rastin “Syri i Popullit”.

Para pak çastesh ka përfunduar edhe dhënia e fjalës përfundimtare e katër të akuzuarve.

Ata duke i mohuar akuzat e kanë cilësuar ngritjen e aktakuzës si të montuar dhe politike.

Po ashtu fjalën përfundimtare e dha edhe i akuzuari për tentim vrasjen e avokatit, Azem Vllasi, Murat Jashari pavarësisht që Gjykata e liroi për shkak të sëmundjes.

(Kosova Sot Online)