Pamjet e tragjedisë: Gjithçka e shkrumbuar, si u dogj brenda banesës fëmija 2 vjeçar

  • 17 January 2020 - 16:52
Pamjet e tragjedisë: Gjithçka e shkrumbuar, si u dogj brenda banesës fëmija 2 vjeçar

Këtë të premte, rreth orës 15:00 në Sanxhak të Laçit, një banesë u përfshi nga flakët, ndaj për pasojë ndërroi jetë një 2-vjeçar.

Mësohet se 2-vjeçari po luante me një shkrepëse në magazinën pranë shtëpisë së tij. Familja ka 7 fëmijë dhe probleme të theksuara ekonomike.

Mësohet se zjarri ka rënë në një magazinë, e cila është djegur e gjitha, dhe më pas flakët kanë përfshirë edhe shtëpinë, që falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, nuk është djegur e gjitha.

Në vendngjarje grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)