Horror në Itali/ Kosovari 20-vjeçar sulmohet me shishe, hidhet i vdekur në lumë

  • 17 January 2020 - 17:31
Horror në Itali/ Kosovari 20-vjeçar sulmohet me shishe, hidhet i vdekur në lumë

Një 20-vjeçar nga Kosova është vrarë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Itali.

Sipas mediave italiane, vrasja e tij ka ndodhur në qytetin Calcio.Mësohet se shqiptari me iniciale E.M së pari është vrarë, pastaj është hedhur në lumë.

Karabinierët kanë gjetur njollat e gjakut në trotuar përball vendit ku është gjetur trupi i pajetë. E.M dyshohet të jetë vrarë pas një zënke, e cila filloi në një lokal dhe mbaroi në rrugë. Ai u godit prapa në kokë me shishe, u tërhoq dhe më pas u hodh në ujë.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka ndaluar një person, ndërkaq hetimet janë duke vazhduar.

(Kosova Sot Online)