Aksident në Skenderaj, tre persona në gjendje të rëndë

  • 17 January 2020 - 21:53
Aksident në Skenderaj, tre persona në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Runik të Skenderajit.

Siç mësohet nga dëshmitarët në vend të ngjarjes se 5 persona kanë pësuar lëndime, ku tre janë në gjendje të rëndë.

Lajmin  e ka konfirmuar, Avni Zahiti, nga Policia e Kosovës.

“Nga informatat e deritanishme që kemi, raportohet për një aksident trafiku me të lënduar i cili ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë – Istog, në fshatin Runik. Në aksident janë përfshirë dy vetura civile, derisa pesë persona kanë kërkuar tretman mjeksor”, ka konfirmuar Zahiti.

(Kosova Sot Online)