
Lexoni edhe:
Ndizet alarmi i ri për Kosovën, VV dhe LDK ia lënë duart e lira Hashim Thaçit
“Fati i tij dhe fati i krejt kryebanditëve të majave të shtetit që bashkëpunojnë ngushtë me krimin e organizuar është se në Kosovë nuk ka sistem të mirëfilltë gjyqësor, por është një sistem i kalbur dhe puthadorësh, pikërisht të këtyre kryebanditëve të majave të shtetit ku bëjnë pjesë edhe kjo kopeja prej bagëtisë e Shpend hajnit, apo Shpend jahtit, e cila lëre që nuk burgosen, por as që trazohen dhe të merren në pyetje”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.
Shpërthimi i skandalit të komunës së Prishtinës me aferën e projektit për ndërtimin e lagjes së vilave në zonën e Liqenit të Badovcit, ka zbuluar se Komuna e Prishtinës e udhëhequr nga Shpend Ahmeti, qysh më 20 dhjetor të vitit të kaluar ka lëshuar vendimin për caktimin e kushteve ndërtimore për projektin pranë Liqenit të Badovcit.
Në dokumentin e raportuar në media shkruan se “lëshimi i saj bëhet në përputhje me Planin Zhvillimor të Komunës së Prishtinës”, i cili është miratuar nga Kuvendi Komunal në gusht të vitit 2013 dhe sipas hartës të paraqitur në të, një pjesë e zonës afër Liqenit të Badovcit shënohet si e urbanizuar. Ndërsa kjo është në kundërshtim me një vendim të Qeverisë së Kosovës të 24 prill 2013, i cili e ka shpallur Liqenin e Badovcit zonë të mbrojtur.
Lidhur me këtë skandal dhe shkelje serioze të ligjit nga ana e Shpend Ahmetit dhe të vartësve të tij në komunën e Prishtinës, kanë reaguar ashpër analistët politikë.
Sipas tyre, kjo është vetëm edhe një dëshmi tjetër e radhës që flet se si Shpend Ahmeti po vazhdon pazaret e tij kriminale me shitjen e lejeve ndërtimore.
Ky veprim që bie ndesh me ligjin, sipas analistëve tregon se është dëshmi e fuqishme që zbulon se edhe Plani Zhvillimor –PZHU, në të cilin bazohet komuna është plan ilegal dhe kriminal, i punuar ekskluzivisht për interesa të nëntokës kriminale.
Kjo mënyrë veprimi, sipas analistit politik, Reshat Badallaj është dëshmi se si Shpend Ahmeti po vazhdon pazaret e tij kriminale me shitjen e lejeve ndërtimore, dhe dëshmi se Plani Zhvillimor PZHU është krejtësisht plan ilegal dhe kriminal, i punuar ekskluzivisht për interesa të nëntokës kriminale, për çka urgjentisht duhet të nisin hetimet dhe Shpend Ahmeti të përfundoj në burg.
“Është për fatin e keq për Prishtinën dhe të gjitha zonat përreth që erdhi në krye dhe morri timonin për ta drejtuar komunën ky Shpend zeza dhe një grusht i vogël langonjsh por shumë të rrezikshëm jo vetëm për popullatën por edhe për natyrën dhe më shumë. Ky matrapaz i sëmurë për karrige, dhe i verbuar pas hajnisë u kap zinxhir me bandat më kriminale të nëntokës dhe me hajni u bë super milioner dhe siguroi pasuri marramendëse. Ky hajvan nuk njeh as ligje dhe as Kushtetutë kur është fjala për hajni, kështu që kjo bandë e ndihmuar nga kryebanditët e majave të shtetit dolën mbi ligjin dhe veprojnë si të ishte pasuri e babës, pasuria kombëtare. Nuk zgjodhën mjete dhe merreni me mend aq të pangopur janë që tashmë ju turrën edhe liqenit të Badovcit që t´ia zënë frymën. Vetëm e vetëm se kanë marr miliona nga mafio-oligarkët më të rrezikshëm por falë popullit i hasi sharra në gozhdë kësaj bande kriminale”, thotë analisti politik, Reshat Badallaj për Kosova Sot Online”.
E keqja më e madhe, sipas Badallajt është pse akoma nuk po reagon drejtësia, që sipas tij, është e ndikuar nga politika e inkriminuar, por po i lë qytetarët që të merren me Shpend Ahmetin.
“Fati i tij dhe fati i krejt kryebanditëve të majave të shtetit që bashkëpunojnë ngushtë me krimin e organizuar është se në Kosovë nuk ka sistem të mirëfilltë gjyqësor, por është një sistem i kalbur dhe puthadorësh, pikërisht të këtyre kryebanditëve të majave të shtetit ku bëjnë pjesë edhe kjo kopeja prej bagëtisë e Shpend hajnit, apo Shpend jahtit, e cila lëre që nuk burgosen, por as që trazohen dhe të merren në pyetje. Në të kundërtën pa më të voglin dyshim ky dhe e gjithë banda kriminale e kanë vendin në burg dhe jo vetëm për këtë masakër natyrore, por për një bjeshkë keqpërdorimesh dhe tradhtish e hajnish që bënë kundër qytetarëve dhe shtetit”, deklaron analisti politik, Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.
Abuzimi i madh që ka ndodhur me leje ndërtimi nga Shpend Ahmeti, duke marr shembull edhe ato që atakojnë zonën e Liqenit të Badovcit, dhe mos veprimi i Prokurorisë, sipas Badallajt po e krijon bindjen te qytetarët se Kosova akoma nuk ka të instaluar sistem të drejtësisë por sundojnë rrjetet mafioze.
Ndizet alarmi i ri për Kosovën, VV dhe LDK ia lënë duart e lira Hashim ThaçitLexoni edhe:
“Përndryshe si mundë të besoj populli se në Kosove paska prokurori, si mund të dëshmohet kjo kur qindra herë pushtetarët si soji i Shpend Ahmetit e kanë shkelur ligjin dhe Kushtetutën e vendit, e kjo drejtësi i mbrojtur krye mafiozet, krye banditët, krye hajnat dhe mafio-oligarkët. Dhe, si mund të besohet kjo kur bandë që bënë pazare me leje ndërtimi dhe të mos burgosen. Kjo nuk shpjegohet ndryshe, pos asaj se në Kosovë lulëzon krimi i organizuar dhe askush as që i burgos kriminelët, përkundrazi hajnat bëhen super milionerë dhe pazarin e ndajnë bashkë me lloj-lloj matrapazësh, por që po e vuan populli i shkretë. Shpresa ime është se kjo katrahurë e udhëhequr nga kjo bande mafioze i ka ditët e numëruara sepse nuk e duron populli”, përfundon analisti politik, Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.
(Kosova Sot Online)