Hashim Thaçit i vjen paralajmërimi i ashpër për Albin Kurtin

  • 18 January 2020 - 07:38
Hashim Thaçit i vjen paralajmërimi i ashpër për Albin Kurtin

"Nuk ka rifillim të dialogut Kosovë-Serbi para se vendi të bëhet me qeveri, pavarësisht telefonatave të kreut të diplomacisë evropiane Josep Borrel që ka bërë në drejtim të presidentëve Thaçi dhe Vuqiq. Pastaj po ashtu zgjedhje do të ketë edhe në Serbi, të cilat priten të mbahen në prill, dhe gjasat që të kemi një marrëveshje Kosovë –Serbi para qershorit, si afat optimal i paraparë edhe nga Vashingtoni zyrtar, janë minimale apo edhe inekzistente. Mbase kjo situatë nuk përjashton edhe ndonjë takim mes presidentëve Thaçi-dhe Vuqiq, por pa ndonjë përmbajtje që do të qon drejtë ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Nexhat Haziri nuk beson në fillimin e shpejtë të vazhdimit të dialogut me Serbinë për arritjen e marrëveshjes së ashtuquajtur historike, pavarësisht presionit të madh ndërkombëtar, dhe kërkesave që vijnë nga BE-ja dhe SHBA-të, që ky proces të përmbyllet gjatë këtij viti para zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Edhe pse kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrel ka kontaktuar të mërkurën me telefon me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe me atë serb Aleksandër Vuçiq ku ka theksuar nevojën që këto dy vende të rifillojnë dialogun, sipas Hazirit dialog në kuptimin e plotë të fjalës për arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve, nuk do të ketë pa u formuar qeveria e re.

Image
Nexhat Haziri

“Edhe pse ndërkohë mundë të ketë ndonjë takim formal por të pa rëndësishëm në mes te Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuqiqit, por jo me atë peshën që ka pasur më herët niveli i këtyre takimeve në të cilat është biseduar rreth marrëveshjes. Shpallja e planifikuar e zgjedhjeve të reja në Serbi, fillim të dhe zgjedhjet e reja presidenciale në SHBA, do të ndikojnë edhe në shtyrjen e rifillimit të bisedimeve me Serbinë. Bisedime të cilat sipas tij do të udhëhiqen nga kryeministri pas formimit të qeverisë së re, që ai akoma beson nga LVV dhe LDK”, thotë analisti Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, timonier i vazhdimit të dialogut me Serbinë do të jetë Albin Kurti nëse formohet qeveria, derisa Thaçi do të ketë rol të pa rëndësishëm ceremonial për të përcjellë se deri ku po arrin niveli i këtyre bisedimeve.

“Nuk ka rifillim të dialogut Kosovë-Serbi para se vendi të bëhet me qeveri, pavarësisht telefonatave të kreut të diplomacisë evropiane Josep Borrel që ka bërë në drejtim të presidentëve Thaçi dhe Vuqiq. Pastaj po ashtu zgjedhje do të ketë edhe në Serbi, të cilat priten të mbahen në prill, dhe gjasat që të kemi një marrëveshje Kosovë –Serbi para qershorit, si afat optimal i paraparë edhe nga Washingtoni zyrtar, janë minimale apo edhe inekzistente”, shton Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Hazirit, është shumë me interes për Kosovën tani që të formohet qeveria e re nga LVV dhe LDK, dhe të punohet me kujdes për përgatitjen e rifillimit të bisedimeve edhe me Serbinë.

“Ajo që është e rëndësishme për Kosovën është formimi sa më i shpejtë I qeverisë së re, edhe pas kësaj kohë të humbur, dhe përgatitja e për rifillimin e dialogut, që padyshim se duhet të jetë përgjegjësi e qeverisë LVV-LDK, fazë kjo e cila është mjaftë e rëndësishme dhe njëkohësisht e ndjeshme që do të përcillet edhe me presione të forta ndërkombëtare në adresë të Prishtinës zyrtare, por edhe të Beogradit zyrtar për t’i shtyrë të dyja vendet drejtë marrëveshjes finale. Në këtë proces, me qeverinë e formuar nga LVV dhe LDK, ku udhëheqës apo përfaqësues i Kosovës në dialog me Serbinë, do të jetë Albin Kurti si kryeministër i mundshëm, rroli i presidentit Thaçi do të jetë më shumë ceremonial brenda kornizës së kompetencave që ia parashkruan edhe kushtetuta e vendit, dhe kjo do të ishte një kthesë pozitive për Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve si dy shtet dhe njohjes reciproke në mes tyre”, përfundon analisti Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)