Vrasja e dëshmitarit të Speciales, ish agjenti i SHIK-ut zbulon detaje shokuese

  • 18 January 2020 - 07:43
Vrasja e dëshmitarit të Speciales, ish agjenti i SHIK-ut zbulon detaje shokuese

“Sipas burimeve që i kam poseduar, qysh ditën e parë pas vrasjes, atëherë kam dyshuar se janë dy pista për këtë vrasje, një ka qenë amoraliteti i viktimës, por pas konfirmimit se viktima ka qenë i ftuar si dëshmitar në gjykatën ndërkombëtare kam dyshuar shumë se i ndjeri është vrarë për që ti mbyllet goja, të mos flas para Tribunalit të Hagët. E kam cekë edhe më herët se Nazmi Rrustemi me siguri nuk është vrarë në vendin ku ju ka gjetur kufoma, por është sjellë aty nga vrasësit që me siguri nuk është vetëm një vrasës por janë dy e më shumë”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online”.

Ish eprori i lartë i UÇK-së dhe ZKZ-së, dhe ish agjent i SHIK-ut, Naim Miftari, i cili tani e ka deklaruar hapur se është edhe i ftuar në cilësinë dëshmitarit nga Gjykata Speciale, është shumë i sigurt se vrasja e rojës së pyllit, inspektorit Nazmi Rrustemit diku në afërsi të Liqenit të Badovcit, është vrasje në kuadër të ndjekjes dhe eliminimit të dëshmitarëve të Gjykatës Speciale.

Miftari thotë se dëshmitarët e tillë, pavarësisht se kanë apo nuk kanë fakte për t’i ofruar Prokurorisë lidhur me rastin për të cilin ata do të dëshmojnë, duhet të mbrohen nga shteti, dhe jo të bëhet tani krim kundër tyre.

Sipas Miftarit, e vërteta luftës së UÇK-së është e pastër dhe ajo nuk mundë të njolloset, edhe nëse dalin dëshmitar të orkestruar e të manipuluar nga qarqe të ndryshme kriminale. Prandaj në këtë rast është dëshmim i madh i drejtësisë që nuk i ka ofruar mbrojtje tani të ndjerit, Nazmi Rrustemi.

Image
Naim Miftari

“Sipas burimeve që i kam poseduar, qysh ditën e parë pas vrasjes, atëherë kam dyshuar se janë dy pista për këtë vrasje, një ka qenë amoraliteti i viktimës, por pas konfirmimit se viktima ka qenë i ftuar si dëshmitar në gjykatën ndërkombëtare kam dyshuar shumë se i ndjeri është vrarë për që ti mbyllet goja, të mos flas para Tribunalit të Hagët. E kam cekë edhe më herët se Nazmi Rrustemi me siguri nuk është vrarë në vendin ku ju ka gjetur kufoma, por është sjellë aty nga vrasësit që me siguri nuk është vetëm një vrasës por janë dy e më shumë”, thotë Miftari për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Miftari është shprehur se ka informata të sakta që në kohën e luftës, i ndjeri Nazmi Rrustemi ka qenë një kohë në mbajtje në arrest në një burg të UÇK-së, por ai ishte liruar dhe kështu që edhe vrasja e tij tash për tash enigmatike, mundë të lidhet me të kaluarën e tij si ish i burgosur nga UÇK-ja.

“I ndjeri ka qen i arrestuar nga UÇK dhe një kohë është mbajt në Rimanishtë, në zonën e Llapit. Arrestimi i atëhershëm ka qen i domosdoshëm pasi Nazmi Rrustemi dyshohej me plot të drejtë se ka qenë bashkëpunëtor i regjimit serb dhe se i ndjeri është marr me punë tjera kriminale, ku të dëmtuar kanë qenë popullata jonë shqiptare. Sidoqoftë është gabim drastik të bëhet një krim, një vrasje, pa marr parasysh kush është viktima, nëse vrasësit kanë pasur frikë se i ndjeri do ti denoncoj në Gjykatën Speciale lidhur me atë arrestim gjatë luftës nga ish UÇK-ja. Kanë bërë gabim të madh pasi detyra e jonë e shenjtë si ushtar dhe epror të UCK-së ka qenë liria dhe mbrojtja e popullatës shqiptare nga regjimi serb dhe nga bashkëpunëtorët Serb”, deklaron Miftari për “Kosova Sot Online”.

Madje ai shton se nga përvoja e tij në luftë, si ushtar dhe epror i lartë i ZKZ-së, personalisht ka pasur raste që është përballur me përkujdesje ndaj të arrestuarve të dyshuar si bashkëpunëtor të regjimit dhe veprime të tjera në dëm të luftës.

“Nuk ka qenë qëllimi i UÇK-së vrasja dhe likuidimi, dhe unë personalisht si ish eprorë i UÇK-së, ZKZ-së gjatë luftës kam pas dhjetëra, ndoshta qindra raste të tilla kur me detyrë kam marr në pyetje keqbërës, grabitqar, spiunë...njerëz të arrestuar nga UÇK-ja, sidomos njerëz të dyshuar si bashkëpunëtor të sigurimit Serb por çdo rast e kimi sqaruar sipas kushteve që i kemi pasur në kohë lufte. Nuk kemi poseduar burgje ose hotele me i mbajt një kohë ata njerëz dhe ata njerëz janë liruar, por duke ju tërheq vërejtja se i pret dënimi maksimal, nëse vazhdojnë ta dëmtojnë popullatën ton duke bashkëpunuar me pushtetin serb! Sot kemi edhe kolonelë policor e zyrtar të tjerë të lartë në hierarkinë më të lartë të policisë dhe të shtetit që janë marrë në pyetje gjatë luftës, që kanë kaluar nëpër trajtimet tona”, thekson Miftari për “Kosova Sot Online”.

Ai madje thotë se nuk është penduar asnjëherë pse ka ndaluar të dyshuarit e asaj kohe për veprime të ndryshme kriminale, por thekson se nëse dikush e ka keqpërdorë pozitën dhe ka tejkaluar detyrën për tu hakmarrë ndaj dikujt pa të drejtë, duhet të përgjigjet para drejtësisë së shtetit të Kosovës dhe para popullit.

“Personalisht kurrë nuk jam i penduar si epror i UÇK-së as nuk pendohem se si i kemi trajtuar ata lloj njerëzish në atë kohë lufte, përkundrazi. Si ushtar të UÇK-së për sa kemi shërbyer, kemi qenë tepër humanitar dhe të butë, kemi qenë shumë tolerant me atë lloj njerëzish që kanë punuar për interesa të veta dhe në shumë raste e kanë dhunuar popullin tonë duke bashkëpunuar me armikun. E ceka këtë fakt edhe më lart se vrasja e tyre tash pas më shumë se 20 viteve më vonë, e atyre të trajtuarve nga UÇK-ja është gabim, siç është gabim edhe vrasja e Nazmi Rrustemit, edhe nëse ai do të dëshmonte në tribunal të Hagës, pasi ishte nder i shenjtë të jesh pjesëtar i UÇK-së dhe pasi lufta jonë për lirin e popullit ton ishte shumë e drejtë. Kjo tregon se mundë të ketë hakmarrje por kjo nuk i pastron ata njerëz që e kanë njollosur luftën, që e kanë njollosë edhe uniformën e UÇK-së duke e keqpërdorur luftën, duke i plotësuar egot dhe teket e tyre të ndyta dhe sëmura, duke u marr deri me laviret e pro sistemit serb, apo duke kryer hakmarrje të vjetra të tyre, dhe sidomos duke tentuar që të pasurohen me çdo kusht si gjatë luftës edhe pas luftës, dhe pikërisht këta njerëz janë ata që e meritojnë gjykimin dhe burgun edhe sot. Por këta njerëz duhet ti gjykon Kosova nëse ka fakte edhe ti dënon me dënimet më të rënda që e parasheh ligji i shtetit tonë, duhet ti dënon vetëm shteti dhe populli e jo me bërë lojna me shtetin tonë, me Kosovën Dik Marti me Hashim Thaçin e Aleksandër Vuçicin përmes këtij tribunali jo të drejtë”, përfundon Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)