Presidenti rrethohet nga protestuesit, policia e largon me makinë të blinduar

  • 18 January 2020 - 09:50
Presidenti rrethohet nga protestuesit, policia e largon me makinë të blinduar

Presidenti francez Emmanuel Macron u sfidua mbrëmjen e së premtes nga dhjetëra protestues që tentuan të hynin me forcë në  “Théâtre des Bouffes du Nord”, ku ai po ndiqte vënien në skenë të pjesës  “La Mouche”.

Praninë e kreut te shtetit ne teatër e kishte sinjalizuar gazetarja aktiviste Taha Bouhafs, e ndaluar në mënyrë të përsëritur në të kaluarën nga policia, e cila shkroi në një postim në Tëitter : “Jam ulur tre rreshta pas presidentit. Ka aktivistë diku këtej rrotull, kërkoj nga të gjithë që të vijnë. Diçka po përgatitet …mbrëmja rrezikon të jetë e trazuar”.

Disa minuta më vonë, mbërritën në grup protestuesit që u përpoqën të hynin në sallë por u penguan nga policia. Një dëshmitar  tha se I kishte parë Emmanuel dhe Brigitte Macron të ngriheshin e të ikin, por 10 minuta më vonë, presidenti ishte kthyer vetëm dhe qëndroi deri në fund të shfaqjes.

Jashtë teatrit, tubuesit që protestojnë prej javësh kundër planeve të shefit të Elizesë për reformën e pensioneve, kanë bllokuar tek portat duke bërtitur” Jemi këtu”. Me të mbaruar shfaqja, Macron u largua me një makinë të blinduar, i shoqëruar nga policia. Ndërkohë, po një ditë më parë pati dhe probleme në Luvër, ku një numër i madh manifestuesish zunë hyrjen duke përsëritur slogane kundër qeverisë.

Por janë përballur me turmën e zemëruar të turistëve që kishin premotuar me muaj përpara vendet për të parë sa më nga afër veprat e Leonardo da Vinçi-it.

(Kosova Sot Online)