Rrahu gruan, arrestohet i dyshuari

  • 18 January 2020 - 12:54
Rrahu gruan, arrestohet i dyshuari

Një person ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, e cila është dërguar për trajtim mjeksor në spitalin e Gjakovës.

E gjitha ndodhi për shkak të një mosmarrëveshje, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguara në mbajtjet për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Gjakovës ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet në raportin e PK.

(Kosova Sot Online)