Dënimi me vdekje/ Ja në cilat shtete është në fuqi, si u dhanë 16 vendime të tilla për një vrasje

  • 18 January 2020 - 13:14
Dënimi me vdekje/ Ja në cilat shtete është në fuqi, si u dhanë 16 vendime të tilla për një vrasje

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 32 shtete ende e aplikojnë dënimin me vdekje. Shtetet të cilat e aplikojnë dënimin me vdekje janë: Alabama, Arizona, Arkansas, California, Colorado, Delaware, Florida, Georgia, Idaho, Indiana, Kansas, Kentucky, Louisiana, Mississippi, Missouri, Montana, Nebraska, Nevada, Neë Hampshire, North Carolina, Ohio, Oklahoma, Oregon, Pennsylvania, South Carolina, South Dakota, Tennessee, Texas, Utah, Virginia, Washington, Wyoming.

Ndërsa në 18 vende të tjera dënimi me vdekje është i paligjshëm. Forma të dënimit me vdekje janë: varja, pushkatimi, vrasja me ineksion, karriga elektrike, dhomat e gazit.

Nga grupet për të drejta të njërit kjo është quajtur formë barbare e dënimit duke parë që ekzekutimet nuk kryhen në tentativen e parë ose bëjnë që të dënuarit të urinojnë e të torturohen gjatë ekzekutimit.

Vende të tjera ku dënimi me vdekje është legal janë: Kina, Korea e Veriut, Japonia, Irani dhe pjesa tjetër e vendeve arabe Në Shqipërë dënimi me vdekje është i ndaluar me ligj prej 1 tetorit të vitit 2000. Ndërsa dënimi i fundit me vdekje është kryer në 29 qershor 1995.

Rasti më i rëndë i dënimit me vdekje është në Bangladesh, ku një gjykatë dënoi 16 vetë me vdekje për vrasjen e një vajze, e cila e akuzoi mësuesin e saj për ngacmim seksual. Nusrat Jahan Rafi, 19 vjeçe, vdiq në prill në Feni, qytet rreth 160 kilometra larg kryeqytetit Daka, Asaj iu bë presion të tërheqë akuzat dhe pasi refuzoi u dogj nga një grup burrash.

(Kosova Sot Online)