Shtatë të zhdukur nga orteku në Himalaje

  • 18 January 2020 - 13:54
Shtatë të zhdukur nga orteku në Himalaje

Shtatë persona, përfshirë katër shtetas të Koresë Jugore, janë zhdukur në pjesën veriperëndimore të Himalajeve pasi automjeti me të cilin ishin duke udhëtuar u godit nga një ortek, njoftoi policia lokale.

Zona ku u shemb orteku ndodhet rreth 150 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit të Nepalit, Kathmandu, njoftuan zyrtarët. Ata thanë se ky ortek është nxitur nga reshjet e mëdha të shiut dhe borës.

Ndryshe, mali Annapurna është mali i dhjetë më i lartë në botë me 8091 metra lartësi mbidetare. Ai vizitohet nga mijëra turistë për çdo vit.

Autoritetet i kanë dërguar ekipet e kërkimit me katër helikopterë në këtë zonë për t’i kërkuar personat e zhdukur. Ata po ndihmohen edhe nga policia dhe vullnetarët. Megjithatë, kushtet e rënda të motit janë duke e vështirësuar zhvillimin e operacionit.

Rastet fatale në vargmalet më të larta në botë pritet ta dëmtojnë industrinë e turizmit në Nepal, e cila ende po i ndien pasojat e tërmetit vitit 2015, kur kishin vdekur gati nëntë mijë persona, shkruan “Reuters”.

(Kosova Sot Online)