Plagosje në Babush të Ferizajt

  • 18 January 2020 - 15:01
Plagosje në Babush të Ferizajt

Një person në rrethana të panjohura në një lokal të fshatit Babush të Ferizajt, është plagosur në këmbë me armë zjarri.

Ai është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja të armës.

Rasti është duke u trajtuar nga hetuesit policor.

(Kosova Sot Online)