Eksperti i sigurie jep alarmin: Dëshmitarët e Gjykatës Speciale në rrezik, ja arsyet!

  • 18 January 2020 - 19:52
Eksperti i sigurie jep alarmin: Dëshmitarët e Gjykatës Speciale në rrezik, ja arsyet!

“Sipas ligjit në fjalë drejtoria për mbrojtjen e dëshmitareve është njësi organizative e specializuar nën vartësi të drejtpërdrejtë të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, misioni i së cilës është zbatimi i masave të mbrojtjes së dëshmitarëve. Ndërsa në rast me Gjykatën Speciale, institucionet e sigurisë vendore (drejtoria për mbrojtjen e dëshmitareve) nuk konsultohen me arsyetimin që gjatë procedurën hetimore identiteti i dëshmitareve mund të dekonspirohen dhe t’u rrezikohet jeta e tyre dhe familjareve të tyre”, thotë Shala për “Kosova Sot Online”. 

 

Vrasja e Nazmi Rrustemit, një inspektor i pylltarisë të rajonit të Prishtinës në dhjetor të vitit të kaluar afër Liqenit të Badovcit, sipas dyshimeve dhe deklarimit të familjarëve të të ndjerit, po del të ketë ndodhur pasi që ai ishte dëshmitar i mbrojtur i Zyrës së Prokurorit të Specializuar. 

Dyshimet e para rreth vrasjes së Rrustemit qonin tek lidhja e tij me profesionin (inspektori i pyllit), që ky i fundit e ushtronte tash e sa vite, por tashmë rasti në fjalë ka marrë një kah tjetër, pasi sipas familjarët e të ndjerit, thonë se Nazmi Rrustemi kishte qenë dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, dhe tre muaj para se të gjendej i vdekur, ai ishte intervistuar nga hetues të Gjykatës Speciale në cilësinë e dëshmitarit. 

E sipas njohësve të fushës s sigurisë, nëse ky rast konstatohet edhe zyrtarisht si i tillë, atëherë mbetet shumë shqetësues fakti se si po dështojnë institucionet e shtetit të Kosovës që t’i mbrojnë këta dëshmitar, të cilët kanë filluar t’i përndjekë dhe t’i vras nëntoka kriminale.

Image
Drizan Shala

Eksperti i fushës së sigurisë, Drizan Shala thotë se fillimisht duhet të pritet versioni zyrtar i hetimit të kësaj vrasje, ndonëse kujton se Kosova e ka të miratuar dhe duke e zbatuar ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve, por mbetet të vlerësohet se si po funksionon e si po zbatohet një ligj i tillë. 

Mirëpo kur bëhet fjalë për Dhomat e Specializuara, sipas Shalës procedura e mbrojtjes së dëshmitarëve nuk është rregulluar si e sa duhet, pasi ka një shkëputje në zinxhirin e bashkëpunimit në mes të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, për shkak të mosbesimit.

“Në lidhje me procedurën e dëshmitareve të mbrojtur në një procedurë hetimore-gjyqësore kjo është e rregulluar më ligjin nr. 04/L-015 për mbrojtjen e dëshmitarëve. Sipas ligjit në fjalë drejtoria për mbrojtjen e dëshmitareve është njësi organizative e specializuar nën vartësi të drejtpërdrejtë të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, misioni i së cilës është zbatimi i masave të mbrojtjes së dëshmitarëve. Ndërsa në rast me Gjykatën Speciale, institucionet e sigurisë vendore (drejtoria për mbrojtjen e dëshmitareve) nuk konsultohen me arsyetimin që gjatë procedurën hetimore identiteti i dëshmitareve mund të dekonspirohen dhe t’u rrezikohet jeta e tyre dhe familjareve të tyre”, thotë eksperti i fushës së sigurisë, Drizan Shala për “Kosova Sot Online”. 

Sipas Shalës, dëshmitarët e mbrojtur të Zyrës së Prokurorit të Dhomave të Specializuara, kanë të paraparë trajtim special mbrojtës, por sa zbatohet kjo mbrojtje është çështje e vlerësimit të rrezikshmërisë nga ana e këtij institucioni që e bënë vlerësimin e pavarur nga drejtoria përkatëse e Policisë së Kosovës. 

“Në procedurën hetimore nga Gjykata Speciale ekziston një njësi sikur ajo e Kosovës për mbrojtjen e dëshmitareve e cila bënë vlerësimin e rrezikshmërisë dhe e cila vepron konfromë ligjit për mbrojtjen e dëshmitareve, por në një dimension më të gjerë duke pasur parasysh që ky institucione ka në dispozicion gjithë aparaturën e policisë se anëtarëve të BE-së për të siguruar jetën e qytetarëve të cilët janë klasifikuar si dëshmitar të mbrojtur”, thekson Shala për "Kosova Sot Online”.

Sa i përket rastit të vrasjes se inspektorit të pyllit, sipas Shalës edhe pse familjarët e kanë ngritur një dyshim, nuk mundë të nxirren konstatime jo zyrtare. 

“Duhet që të pritet mbyllja e hetimeve nga ana e Policisë së Kosovës dhe të vlerësohen motivet e vrasjes dhe tek atëherë nëse konstatohet që personi një fjale është vrarë si pasojë e ndonjë procesit hetimore nga Gjykata Speciale, duhet që në ketë drejtim të orientohet procedura penale për të ndëshkuar organizatorin e vrasjes. Nuk është mirë që në këtë fazë të hetimeve të kemi deklarata apo prononcime nga ana e familjareve për publikun të cilët eventualisht mund të pengojnë apo të orientojnë hetimin në një drejtim të gabuar, por të jenë bashkëpunues më organet e rendit në gjetjen e kryesit të veprës penale”, përfundon Shala për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)