Petroviq në Berlin, takohet me këshilltarin e Merkelit

  • 18 January 2020 - 20:35
Petroviq në Berlin, takohet me këshilltarin e Merkelit

Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale, Slobodan Petroviq, i cili ndodhet në një vizitë në Berlin, u takua me këshilltarin kryesor të politikës së jashtme të Kancelares gjermane Angela Merkel, Matias Lutenberg.

Partia ka njoftuar se Petroviq gjatë takimit të tij me Lutenbergun, diskutoi situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe në rajon dhe e informoi atë për problemet aktuale me të cilat përballet komuniteti serb, si dhe rëndësinë e vazhdimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.

Ndër të tjera, thuhet se kanë diskutuar për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, ku kanë shprehur shqetësime për kushtet në të cilat ndodhi procesi zgjedhor, si dhe për përparimin e përpjekjeve që po bëhen për të formuar Qeverinë e re të Kosovës.

Gjatë takimit me Lutenbergun, Petroviq shfrytëzoi rastin për ta njoftuar me aktivitetet e Partisë së Pavarur Liberale deri më tani dhe për ta informuar atë për përpjekjet e ardhshme të partisë për të mbajtur zbatimin e mëtutjeshëm të politikës, për të cilën, siç thuhet, ai do të vayhdojë të luftojë megjithë presionet dhe sfidat e shumta me të cilat përballet.

Në fund të takimit, Petroviq e falënderoi Lutenbergun për takimin dhe për përfshirjen e tij personale në zgjidhjen e problemeve në Kosovë.

SLS njofton se kryetari i partisë, Slobodan Petroviq, gjithashtu do të takohet me deputetët e Bundestagut gjatë vizitës së tij në Berlin.

(Kosova Sot Online)