“Ky është turpi më i madh”, Edi Ramës i vjen goditja e rëndë për Ramush Haradinajn

  • 19 January 2020 - 07:56
“Ky është turpi më i madh”, Edi Ramës i vjen goditja e rëndë për Ramush Haradinajn

”Kjo padi e Ramës kundër Kryeministrit Haradinaj është si ajo padia dhe akuza e ish ministrit të propagandës së Millosheviçit, sot President i Serbisë, Vuçiç , i cili deklaroi për masakrën e Reçakut si trillim, dhe ish kryetarin e Misionit të OSBE-së z. Walker si falsifikator dhe mashtrues , pse ai denoncoi botërisht gjenocidin serb. Pra që të dy si Presidenti i Serbisë ashtu edhe kryeministri i Shqipërisë të vërtetat e mëdha historike i quajnë trillime, shpifje e mashtrime”, thotë Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Njohësi i fushës së të drejtës, Skënder Kapiti e ka cilësuar si veprimi më i turpshëm i mundshëm që mundë të bëjë një politikan shqiptar, padinë e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama ndaj kryeministrit të Kosovës në detyrë, Ramush Haradinajt, kinse për shpifje në angazhimin e tij par ndarjen e Kosovës në bisedimet me Serbinë.

Sipas Kapitit, kjo padi nuk do të arrij kurrfarë efekti apo pasojash juridike, ngase është tërësisht e pa bazuar, por udhëhiqet kryekëput nga fryma antishqiptare dhe anti kosovare e Edi Ramës.

Image
Skënder Kapiti

“Padia për shpifje e Edi Ramës kundër Ramush Haradinajt nuk merret si diçka serioze, pasi kryeministri Rama gjithmonë është shqetësuar për ato që gjithçka çfarë thuhet e shkruhet kundër tij është shpifje. Kështu p.sh., dhe për këtë arsye dështoi edhe në Nëntor 2015 tentativa e tij për një projektligj që e kriminalizonte “shpifjen” por që dështoi pasi ishte një ligj kundër lirisë së medieve dhe kërcënim për ata që demaskojnë korrupsionin dhe abuzivizmin e politikanëve e qeveritarëve të lartë. Po kështu u fol shumë edhe për një padi në Qershor 2019 nga Kryeministri Rama kundër një gazetari gjerman të gazetës së madhe dhe prestigjioze “Bild”, pasi ai publikoi disa përgjime të cilat implikonin zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste që dyshoheshin për abuzime me detyrën. Dhe ndërsa tani së fundmi, Janar 2020, me ligjet e të ashtuquajturës “Paketa-anti shpifje” e cila u refuzua nga Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë dhe nga shumë organizata prestigjioze ndërkombëtare , u refuzua dhe u kthye mbrapsht edhe nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, si ligj që bien në kundërshti me dispozitat kushtetuese mbi liritë dhe të drejtat e shprehjes, të shtypit dhe të informimit,ligj që prodhon frikë dhe censurë mbi mediet”, thotë Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas tij edhe kjo padi do ta ketë fatin e njëjtë.

“Pra dhe padia kundër kryeministrit Haradinaj nuk është gjë tjetër vetëm ajo e përvojës dhe e vazhdës së asaj që për kryeministrin e Shqipërisë të vërtetat e padëshirueshme prej tij që thuhen e botohen, ato për E. Ramën përbëjnë shpifje. Padia e kryeministrit të Shqipërisë kundër kryeministrit të Kosovës është turp kombëtar. Duke u nisur nga ajo se për çfarë e akuzon kryeministri i Shqipërisë kryeministrin e Kosovës, kjo padi në fakt tregon se kryeministri i Shqipërisë është në konflikt gjithëpërfshirës dhe duhej t’i kishte paditur të gjithë shqiptarët patriotë, të gjitha mediet, shoqërinë civile, akademikët, politikanët, opinionistët, gazetarët, dhe madje edhe ndërkombëtarët të cilët e kanë dënuar dhe janë kundër shkëmbimit të territoreve apo ndryshimit të kufijve. Duhej p.sh. që Rama ta kishte paditur edhe kancelaren gjermane Merkel, falë së cilës nuk ndodhi as ndarja e Kosovës, dhe dështoi ai plan i zi antikombëtar. Në vend që shqiptarët të ngrenë padi kundër deklaratës së Presidentit të Serbisë i cili nuk e njeh por e mohon gjenocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës, por pikërisht ditën e masakrës së Reçakut kryeministri i Shqipërisë padit kryeministrin e Kosovës”, thekson Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Kapiti dyshon se kryeministri i Shqipërisë me këtë padi ka më shumë si qëllim për ta përmirësuar sado pak imazhin e tij, imazh i cili i ka rënë shumë si në rastin e idesë për ndarjen e Kosovës ashtu edhe për të ashtuquajturin Mini Shengenin e Ballkanit perëndimor.

“Vuçiç akuzon Walkerin si falsifikues e mashtrues për masakrën e i Reçakut , ndërsa Kryeministri i Shqipërisë akuzon për “shpifje” Kryeministrin e Kosovës Haradinaj. Dhe po me rastin e 21 Vjetorit të asaj masakre është po OSBE e cila e kujton atë masakër të Reçakut, dhe Edi Rama si kryesues sot i OSBE -së çuditërisht nuk foli atë ditë asnjë fjalë , e që më e mira për të do të kishte qenë që me 15 Janar 2020 të ishe edhe ai në Reçak sepse nuk do t’i kishte vënë Edi Ramës “notë negative në sjellje” as OSBE, as SHBA, as NATO dhe as BE, por ndoshta do t’i kishte mbetur hatri Presidentit serb, sepse ai genocidin serb nuk e njeh dhe masakrën e Reçakut e ka quajtur trillim”, shton Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kapitit, Rama jo vetëm se nuk e përmendi Reçakun dhe masakrën, por pikërisht atë ditë , ditën e 15 Janarit 2020 të masakrës, ai dorëzoi një padi kundër kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

cilin Rama e akuzon për “shpifje”pse ai nuk hoqi taksën e mallrave serbe, pse Haradinaj kundërshtoi fort ndarjen e Kosovës, pse kundërshton ashpër lobimin serb kundër Kosovës dhe mini shengenin antishqiptar Rama-Vuçiç. Kjo padi e Ramës kundër Kryeministrit Haradinaj është si ajo padia dhe akuza e ish ministrit të propagandës së Millosheviçit, sot President i Serbisë, Vuçiç , i cili deklaroi për masakrën e Reçakut si trillim, dhe ish kryetarin e Misionit të OSBE-së z. Walker si falsifikator dhe mashtrues , pse ai denoncoi botërisht gjenocidin serb. Pra që të dy si Presidenti i Serbisë ashtu edhe kryeministri i Shqipërisë të vërtetat e mëdha historike i quajnë trillime, shpifje e mashtrime”, përfundon Kapiti për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)