Mbyllet vila ku jetonin Harry dhe Meghan

  • 19 January 2020 - 08:09
Mbyllet vila ku jetonin Harry dhe Meghan

Meghan dhe Harry u larguan nga familja mbretëore për të jetuar si të pavarur financiarisht në Kanada. Meghan ka udhëtuar më parë drejt këtij vendi për t’u kujdesur për të birin, vogëlushin Archie, ndërkohë që pret t’iu bashkohet dhe i shoqi.

Pas vendimit të dyshes, shtëpia e tyre, Frogmore Cottage, është në process mbylljeje dhe stafi është transferuar në detyra të tjera brenda pallatit mbretëror.

Frogmore Cottage ishte dhuratë nga Mbretëresha për Harry-n dhe Meghanin dhe ofronte një çerdhe për foshnjën dhe dhjetë dhoma gjumi.

(Kosova Sot Online)