Akuza të rënda ndaj Ahmetit dhe Sejdiut: Të lidhur me nëntokën kriminale, ja pazaret...

  • 19 January 2020 - 09:09
Akuza të rënda ndaj Ahmetit dhe Sejdiut: Të lidhur me nëntokën kriminale, ja pazaret...

“Për pasojë të shtrirjes gjithandej të interesave të klanit të Dardan Sejdiut dhe të Shpend Ahmetit, është vënë e tëre komuna e Prishtinës në shërbim të nëntokës kriminale ashiqare, ndërsa prokuroria nuk guxon as të hap edhe një aktakuzë për gjithë këto vite ndaj Klanit të tyre. Me të drejtë qytetarët kanë filluar ta quajnë grupin e Shpend Ahmetit dhe Daradan Sejdiut, si klani Pronto 2 sepse veprimet e tyre janë plotësisht identike”, thotë Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Pas bërjes publik të lajmit se djali i axhës së Dardan Sejdiut, Agron Sejdiu është emëruar sekretar në ndërmarrjen e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, kanë reaguar analistët politik të cilët po e përcjellin hap pas hapi mënyrën e keqqeverisjes me Prishtinën, duke e cilësuar këtë veprim si një imitim besnik të kapjes së shtetit nga klani “Pronto” i PDK-së.

Lidhur me këtë aferë të klanit të Shpend Ahmetit e Dardan Sejdiut, për “Kosova Sot Online” ka folur edhe analisti politik, Ragip Guraziu.

Image
Ragip Guraziu

“Përfundimisht kjo është edhe një dëshmi se si po vazhdon kapja e komunës së Prishtinës nga klani kriminal i Shpend Ahmetit, në krye të së cilit klan është Dardan Sejdiu, apo shefi i shefave, si Adem Grabovci në klanin “Pronto”. Për pasojë të shtrirjes gjithandej të interesave të klanit të Dardan Sejdiut dhe të Shpend Ahmetit, është vënë e tëre komuna e Prishtinës në shërbim të nëntokës kriminale ashiqare, ndërsa prokuroria nuk guxon as të hap edhe një aktakuzë për gjithë këto vite ndaj Klanit të tyre. Me të drejtë qytetarët kanë filluar ta quajnë grupin e Shpend Ahmetit dhe Daradan Sejdiut, si klani Pronto 2 sepse veprimet e tyre janë plotësisht identike. Siç jemi në dijeni, djali i axhës së Dardan Sejdiut, Agron Sejdiu është emëruar sekretar në ndërmarrjen e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, kjo është dëshmi se si po vazhdon kapja kriminale e komunës se Prishtinës nga klani kriminal i Shpend Ahmetit, në krye të se cilit klan është Dardan Sejdiu dhe sekserët e tij”, thotë Guraziu për “Kosova Sot Online”. 

Sipas Guraziut, me keq qeverisjen e vazhdueshme të Prishtinës nga Shpend Ahmeti, institucioni i Komunës ka filluar të shndërrohet në një institucion të pazareve kriminale, sidomos tani pas rikthimit të Dardan Sejdiut nga mandati i deputetit, dhe gjithçka që bëhet aty është për interesat e ngushta përfituese të një klani të ngushtë.

“Të vetëdijshëm për ndëshkimin e madh që morën në zgjedhjet e fundit parlamentare, Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut, janë të bindur se kurrë në jetën e tyre nuk do të jenë më në këtë pozita, prandaj po e shfrytëzojnë këtë momentum, këtë pjesë të mandatit të mbetur deri në zgjedhjet e ardhshme lokale duke bërë zhvatjet maksimale, duke keqpërdorur në maksimum pozitat e tyre ,duke u vënë në tërësi 100% në shërbim të nëntokës kriminale, prandaj shpëtimi i vetëm për Prishtinën që të mos përmbytet akoma më shumë në degradim është hapja e procedurës për shkarkimin urgjentisht të Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu, ndaj të cilëve, për fatin e keq, prokuroria nuk po guxon as të hap edhe një aktakuzë. Vërtetë është për të ardhur gjynah prej kësaj Prokurorie që është strukur për gjithë këto vit dhe fare nuk po shef se çka po ndodhë në këtë vend, është strukur keq si miu i frikësuar në birucë”, deklaron analisti Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)