Luftoi kundër ISIS si snajperist i shkëlqyer, këta janë dy shqiptarët në kërkim për vrasjen 30 vjeçarit

  • 19 January 2020 - 10:58
Luftoi kundër ISIS si snajperist i shkëlqyer, këta janë dy shqiptarët në kërkim për vrasjen 30 vjeçarit

Dy shqiptarë të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia britanike për vrasjen e një snajperisti kurd që luftoi kundër Shtetit Islamik.

Babai i dy fëmijëve, Hemwand Ali Hussain, 30 vjeç u qëllua për vdekje në një pronë në Hartlepool të Britanisë, më 15 shtator të vitit të kaluar.

Image
Qazim Marku, 23 vjeç, dhe Eugert Merizaj, 28 vjeç

Policia britanike ka publikuar fotot e dy shqiptarëve të tjerë të shpallur në kërkim për vrasjen, përkatësisht, Qazim Marku, 23 vjeç, dhe Eugert Merizaj, 28 vjeç,

Policia e Cleveland tha që viktima shërbeu në ushtrinë kurde dhe, sipas raportimeve, ai luftoi në Irakun e Veriut.

Viktima u tha se ishte një snajperist i aftë me forcat ushtarake të Guvernatorit Rajonal të Kurdëve dhe u bashkua me vijën e parë kundër Shtetit Islamik.

Katër burra do të dalin në gjyq në Gjykatën e Kurorës Teesside muajin tjetër të akuzuar për vrasjen e tij.

Ndërsa dy shqiptarët në kërkim, të lindur në Shqipëri, kanë vepruar në disa zona përfshirë Cleveland, Bolton, Sheffield dhe Londër.

Image
Hemwand Ali Hussain

Mediat britanike kanë dhënë edhe karakteristikat e tyre.

Kryeinspektori i policisë Sarah Robinson tha: “Ne do t’i bëjmë apel kujtdo që mund të sigurojë informacione për të na ndihmuar të gjejmë këta burra të kërkuar për të kontaktuar me policinë, dhe nëse dikush i sheh këta burra, atyre u kërkohet të mos i afrohen atyre, por të na kontaktojnë më 999. ”

(Kosova Sot Online)