Digjet një restorant në Prishtinë

  • 19 January 2020 - 13:03
Digjet një restorant në Prishtinë

Një person ka raportuar se në rrethana të panjohura dikush ia ka vënë zjarrin restorantit të tij në Prishtinë, i cili nuk ka qenë në funksion për disa vite, duke shkaktuar dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe ekipi i zjarrfikësve të cilët i kanë marrë të gjitha masat e duhura.

“Është raportuar për një zjarr në rrugën e lartcekur. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe ekipi i zjarrfikësve të cilët i kanë marrë të gjitha masat e duhura. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka deklaruar se lokali i tij (restorant) i cili nuk ka qenë në funksion për disa vite dhe  në rrethana të panjohura dikush ia ka vënë zjarrin duke i shkaktuar dëme materiale”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)