Një tërmet 6.4 ballësh godet Kinën

  • 19 January 2020 - 19:31
Një tërmet 6.4 ballësh godet Kinën

Një tërmet i fuqisë 6.4 ballë sipas shkallës Rihter goditi sot provincën Xinjiang të Kinës sot, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Tërmeti ndodhi rreth 100 km në lindje të Kashgarit në perëndimin e largët të Kinës, në një thellësi prej rreth 10 km, raporton Reuters.

Nuk raportohet për dëme materiale ose viktima në njerëz.

(Kosova Sot Online)