LDK publikon fotografi për të treguar se Vjosa Osmani e Agim Veliu qëndrojnë krah njëri – tjetrit

  • 19 January 2020 - 20:31
LDK publikon fotografi për të treguar se Vjosa Osmani e Agim Veliu qëndrojnë krah njëri – tjetrit

Përkundër se polemikat e tyre publike janë të freskëta, dy nënkryetarët e LDK’së, Vjosa Osmani e Agim Veliu, janë ulur pranë njëri – tjetrit, nën shoqërinë e Isa Mustafës.

Zyrtarë të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, përfshirë edhe kryetarin Isa Mustafa, kanë qëndruar sot në Vushtrri, për 30-vjetorin e themelimit të degës së tyre.

LDK ka publikuar fotografi nga tubimi i sotëm, në të cilin dy nënkryetarët me qëndrime të kundërta, megjithatë publikisht qëndrojnë afër njëri – tjetrit.

Krah Mustafës, ka qenë ulur Agim Veliu, e menjëherë pas tij, Vjosa Osmani bashkë me dy vajzat e saj.

Veliu e Osmani, kishin përplasje në të kaluarën, por dukej se i kishin harruar ato kur gjatë fushatës zgjedhore kryetari i Podujevës e priti e e shoqëroi disa herë Osmanin si kandidate e LDK’së për kryeministre.

Mirëpo polemikat mes tyre u kthyen kur Veliu së fundmi po e kundërshtonte publikisht një marrëveshje me Lëvizjën Vetëvendosje, nën arsyetimet se partia e Kurtit po donte ta largonte LDK’në nga rruga e saj proevropiane.

Osmani i reagoi menjëherë me një shkrim, ku thoshte se ishte e vetmja VV’ja që i kishte qëndruar afër LDK’së, kur ndërkombëtarët kërkonin të mos shfuqizohej Gjykata Speciale e të mos i futej thikë pas shpine aleancave më të mëdha.

Veliu madje kishte reaguar edhe kur nënkryetarja e LDK’së shkoi për t’u regjistruar në Kuvend si deputete bashkë me kreun e VV’së.

(Kosova Sot Online)