Gjenerali i Libisë viziton Athinën, Erdogan i dërgon këtë mesazh Mitsotakis

  • 19 January 2020 - 21:56
Gjenerali i Libisë viziton Athinën, Erdogan i dërgon këtë mesazh Mitsotakis

Lufta në Libi duket se ka hedhur tensionet dhe në anën tjetër të Mesdheut.

Pas vizitës në Greqi të gjeneralit Khalifa Haftar, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka bërë një deklaratë të forte teksa është shprehur se, kryeminsitri I Greqisë Kyriakos Mitsotakis po hedh hapa të gabuar.

Por përgjigjen Erdogan e ka marrë nga ministri i jashtëm Helen, Nikos Dendias.

”Një shqetësim i vazhdueshëm për Greqinë është marrja e pengesave që garantojnë siguri dhe stabilitet në rajon dhe jo bërjen e politikave përmes vërejtjeve të pabaza dhe provokuese”, shprehet kryediplomati grek.

Ndërkohë, në Berlin po zhvillohet Samiti i cili po kërkon që të arrijë një marrëveshje paqeje mes qeverisë së al-Sarraj dhe forcave ushtarake të Haftar. Por presidenti turk Erdogan u la jashtë tij.

Turqia dhe Libia firmosën vitin e kaluar një marrëveshje për kufijtë detarë, të cilën Greqia e kundërshtoi me pretendimin se nuk kishte marrë aprovimin e BE.

Firmëtar i saj ishin Erdogan dhe al- Sarraj, ndërsa takimi në Athinë u zhvillua mes Haftar, armikut të al-Sarraj dhe Mitsotakis.

Turqia madje ka marrë një hap tjetër lidhur me luftën civile në Libi duke dërguar trupa të saj aty, ndërsa Haftar mësohet t’i ketë kërkuar të njëjtën gjë Greqisë.

(Kosova Sot Online)