Vazhdon skandali i madh: Kështu Shpendi ia dha lejet për mbi 200 shtëpi luksoze Arbër Kryeziut

  • 20 January 2020 - 07:26
Vazhdon skandali i madh: Kështu Shpendi ia dha lejet për mbi 200 shtëpi luksoze Arbër Kryeziut

”Këto leje janë lëshuar pikërisht në muajin e nëntë të 2019 kur do të duhej që në fuqi të jetë një tjetër Plan Zhvillimor Komunal. Pra tashmë po shihet se çdo gjë është mirë planifikuar dhe u shërben grupeve të caktuara. Andaj është mirë që te bëhet presion edhe në Komunë që ky Plan Zhvillimor dhe Harta Zonale të përfundojnë sa më shpejt dhe në këtë pjesë të ndalohet ndërtimi. Komuna e Prishtinës de fakto ka lëshuar lejen e ndërtimit projektit në Badovc sepse ka dhënë KUSHTET e NDERTIMIT. Kur merren KUSHTET E NDERTIMIT Komuna ka të drejt të refuzon lejen e ndërtimit vetëm nëse investitori del jashtë atyre kushteve të ndërtimit”, theksoi Eman Rrahmani për “Kosova Sot Online”.

“Kosova Sot Online”, në javën që shkoi ka raportuar në vazhdimësi lidhur me skandalin e dhënies së lejes ndërtimore te Liqeni i Badovcit, që Shpend Ahmeti ka dhënë njeriut që ia përuroi edhe qendrën tregtare, Arbër e Latif Kryeziut, pronarëve të kompanisë së naftës “AL PETROL”, edhe atë për të ndërtuar hiq me pak se 226 shtëpi luksoze.

Por, lidhur me këtë skandal nuk reagoi askush kundër lejes ndërtimore që iu lëshua për të ndërtuar lagjen “ROYAL Green Rezidence” te liqeni i Badovcit.

“Kosova Sot Online”, ka publikuar edhe lejen ndërtimore, e cila është kritikuar dhe kundërshtuar jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga analistët politikë, të cilët e kanë vlerësuar këtë veprim të Shpend Ahmetit, si krimin më të madh që po bëhet përmes lejeve ndërtimore, përballë të cilit akoma po vazhdon të mbetet e heshtur prokuroria.

E lidhur me këtë skandal, për “Kosova Sot Online” ka folur edhe anëtari i Lëvizës Vetëvendosje në asamblenë komunale të Prishtinës Eman Rrahmani, njëri ndër asamblistët më aktiv dhe kritik ndaj keq qeverisjes së vazhdueshme të Shpend Ahmetit me kryeqytetin.

Sipas tij, mbetet të kuptohet se këto abuzime po ndodhin për shkak të zvarritjes nga ana e komunës për nxjerrjen dhe harmonizimin e dy dokumenteve kryesore që përcaktojnë kriteret për ndërtim, harta Zonale dhe Plani Zhvillimor Urban.

Rrahmani ka sqaruar për “Kosova Sot Online” se Harta Zonale dhe Plani Zhvillimor i Komunës së Prishtinës, janë dy dokumente më të rëndësishme të cilat e orientojnë se si do të jetë ndërtimi në tërë territorin e Prishtinës.

Ai ka thënë se këto dy dokumente është dashur të përfundojnë në shtator të vitit 2019, mirëpo fatkeqësisht komuna e Prishtinës qëllimisht po i mban të bllokuar.

Image
Eman Rrahmani

“Plani Zhvillimor do të përcaktonte se ku dhe si duhet të ndërtohet. Plani Zhvillimor hartohet në bashkëpunim me qytetarët dhe fjalën kryesore e kanë qytetarët. Andaj nëse ky plan do të bëhej ka mundësi që të ndalohet ndërtimi në këtë zonë, është mirë që të bëhet presion që ky Plan Zhvillimor i Prishtinës të përfundohet sa më parë dhe në këtë pjesë të ndalohet ndërtimi, pastaj as ministria e as ndonjë institucion tjetër nuk do të mund të jepte pëlqim për këto ndërtime. Komuna e Prishtinës qëllimisht është duke vonuar këto plane sepse po kalon Plane të Hollësishme për lagje të caktuara ku ka interes të grupeve të ndryshme të interesit”, thotë Eman Rrahmani për “Kosova Sot Online”.

Arsye tjetër, sipas Rrahmanit është edhe kjo e Liqenit të Badovcit, ku PZHU e vjetër ka lënë hapësira për të manipuluar, dhe mbi këtë bazë janë lëshuar lejet e ndërtimit. 

“Po ashtu përmes PZHU-së së vjetër janë lëshuar edhe lejet për lagjen për të cilën flisni ju, pra mbi 200 shtëpi luksoze. Këto leje janë lëshuar pikërisht në muajin e nëntë të 2019 kur do të duhej që në fuqi të jetë një tjetër Plan Zhvillimor Komunal. Pra tashmë po shihet se çdo gjë është mirë planifikuar dhe u shërben grupeve të caktuara. Andaj është mirë që te bëhet presion edhe në Komunë që ky Plan Zhvillimor dhe Harta Zonale të përfundojnë sa më shpejt dhe në këtë pjesë të ndalohet ndërtimi. Komuna e Prishtinës de fakto ka lëshuar lejen e ndërtimit projektit në Badovc sepse ka dhënë KUSHTET e NDERTIMIT. Kur merren KUSHTET E NDERTIMIT Komuna ka të drejt të refuzon lejen e ndërtimit vetëm nëse investitori del jashtë atyre kushteve të ndërtimit”, thekson Rrahmani për “Kosova Sot Online”.

Se komuna është përgjegjëse kryesore në krejt këtë situatë të krijuar, sipas Rrahmanit, më së miri flet mungesa e transparencës me rastin e kërkimit për publikim të dokumentacionit që ka të bëjë me dhënien e kushteve të ndërtimit.

”Vonesa e publikimit të Kushteve Ndërtimore nga ana e Komunës të cilat ju kanë dhënë nga Drejtoria e Urbanizimit tregon që në këtë projekt është përgjegjësi kryesor Komuna e Prishtinës përderisa nuk bëhet transparente. Mbas shumë presioneve është bërë edhe publikimi i këtyre kushteve, ku aty ka shumë kundërthënie e shumë Paqartësi të cilat nuk mund ti gjeni në asnjë dokument tjetër të lëshuar për investitorët e tjerë. Është rasti i parë ku pëlqimit mjedisore kërkohen mbasi të lëshohen Kushtet Ndërtimore, ato çdo herë kërkohen para se ti lëshohen investitorit Kushtet Ndërtimore. Të gjitha këto materiale na detyrojnë të jemi dyshues së këtu çdo gjë është mirë e planifikuar”, përfundon Rrahmani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)