Vjen akuza e rëndë: Ja pse Edi Rama është shërbëtor i Serbisë

  • 20 January 2020 - 07:32
Vjen akuza e rëndë: Ja pse Edi Rama është shërbëtor i Serbisë

“Rama është inferior shumë para Ramushit. Kur Ramushi derdhte gjak e luftonte për Kosovën, varroste vëllai e vrarë në luftë, Rama i jepte çelësin e Tiranës këngëtarit Bregovic që më këngët e tij frymëzonte ushtarët serb kundër shqiptarëve. Rama që shëmtoi veten me paqartësitë e pa kthjelltësinë për Kosovën, i bëri fresk idesë për korrigjim kufijsh të Kosovës duke i përplasë me vendimet e Ramushit si kryeministër i Kosovës”, thotë Shahu për “Kosova Sot Online”.

Analisti dhe publicisti nga Shqipëria,Rexhep Shahu, ndonëse e konsideron paraprakisht të dështuar padinë e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama kundër kryeministrit të Kosovës në detyrë, Ramush Haradinajt, thotë se ky veprim i Ramës është veprimi më i turpshëm që ka ndodhur ndonjëherë në historinë e kombit shqiptar, dhe do të mbetet e shënuar si një ngjarje e turpit me njolla të zeza ndër breza.

Image
Rexhep Shahu

“Është ngjarja më e shëmtuar në historinë politike të shqiptarëve. I ngjan mazi pelës të thuash çfarë të duash. Nuk ka nevojë ta dënojë Haga as Serbia Ramushin, se e kryen Edi Rama punën dhe shëmton veten e gjithë shqiptarët. Rama është inferior shumë para Ramushit. Kur Ramushi derdhte gjak e luftonte për Kosovën, varroste vëllai e vrarë në luftë, Rama i jepte çelësin e Tiranës këngëtarit Bregovic që më këngët e tij frymëzonte ushtarët serb kundër shqiptarëve. Rama që shëmtoi veten me paqartësitë e pa kthjelltësinë për Kosovën, i bëri fresk idesë për korrigjim kufijsh të Kosovës duke i përplasë me vendimet e Ramushit si kryeministër i Kosovës”, thotë analisti Rexhep Shahu për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Shahu, tani që Edi Ramës që i ka ra bursa e patriotit, dëshiron ta blejë këtë titull me anë të gjykatës.

“Por gjykata nuk shpall patriot, populli po, opinioni po, shpall patriot. Koincidence apo jo, lajmi i padisë ndaj Ramush Haradinajt që është komandanti, më komandant i gjallë i luftës për Kosovën ditën e kujtimit të masakrës së Reçakut, lë shije më të keqe. Edhe fakti që Ramushi është figura më e urryer në Serbinë politike, dhe Rama atë e padit, ia shton ngarkesën dhe shërbesën Rames. Shkurt ky është gjesti me i shëmtuar. Asnjë gjykatë në planet nuk të shpall patriot e atdhetar”, deklaron analisti politik, Rexhep Shahu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)