Ndizet alarmi serioz për Kosovën, paralajmërohet edhe një eksod masiv

  • 20 January 2020 - 07:38
Ndizet alarmi serioz për Kosovën, paralajmërohet edhe një eksod masiv

“Pra kemi standard të dyfishtë sa i përket ikjes së qytetarëve. Në njërën ane shtetet e BE-së janë kundër ardhjes së qytetareve në rruga ilegale sepse nuk mundet të menaxhoj fluksin dhe në anën tjetër duke motivuar kuadrin profesional ta josh me vende të punës. Ndërsa, para një eksodit të ri mund të dal Kosova prapë në vitin 2020, duke analizuar gjendjen politike në të cilën gjendet Kosova dhe impakti i saj në ngritjen e pakënaqësisë qytetare për tu larguar në forma të ndryshme në drejtim të BE-së”, thotë Shala për “Kosova Sot Online”.

Numri i kosovarëve që po e braktisin Kosovën nuk ka shënuar rënie. Madje, krahasuar me vitin 2017, ky numër pothuajse është trefishuar në vitin 2028.

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të përmbledhura në raportin “Vlerësimi i popullsisë 2018”, rreth 30 mijë persona e kanë braktisur vendin gjatë vitit 2018.

“Numri i emigrantëve kosovarë gjatë vitit 2018 është vlerësuar të jetë gjithsej 28,164 banorë përfshirë emigrantët legalë dhe ata ilegalë”, thotë raporti i ASK-së.

Analistët politikë e shohin tepër shqetësues një raportim të tillë, ku sipas tyre, ky është një alarm serioz që flet për trendin e largimit në heshtje, dhe zbrazjes së Kosovës në mungesë të perspektives në vend, ku si pasojë e kësaj qytetarët po vazhdojnë të largohen drejtë vendeve të BE-së.

Lidhur me këtë zhvillim shqetësues dhe mjaft alarmant, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti dhe eksperti i fushës së sigurisë, Drizan Shala.

Image
Drizan Shala

“Sa i përket trendit të ikjes së qytetarëve nga Kosova, ishte një trend tejet shqetësuese në vitin 2014, ku si pasojë e krizës ekonomike e sociale në të cilën ishte Kosova në atë kohë shumë qytetar morën rrugën e ikjes drejt shteteve të BE-se. Nga ky fluks i madh shtetet si Gjermania e Franca filluan që ti lehtësojnë procedurat e marrjes se vizave duke e kontrolluar ardhjen e qytetareve me një qëllim që ata që janë të shkolluar dhe tregu ekonomik ka nevoje për atë kualifikim që ta ndal në atë shtet”, thotë Drizan Shala për “Kosova Sot Online”.

Mirëpo sipas tij, Kosova ka rrezik që përveç largimit të heshtur që po vazhdon me vite të tëra, qoftë me procedurë të rregullt duke siguruar kushte dhe letra pune, qoftë në rrugë tjera ilegale, të përsëritet edhe një eksod tjetër masiv i përmasave të vitit 2014, pasi që dita ditës po rritet zhgënjimi dhe pakënaqësia e qytetarëve me mënyrën e qeverisjes së vendit.

“Pra kemi standard të dyfishtë sa i përket ikjes së qytetarëve. Në njërën ane shtetet e BE-së janë kundër ardhjes së qytetareve në rruga ilegale sepse nuk mundet të menaxhoj fluksin dhe në anën tjetër duke motivuar kuadrin profesional ta josh me vende të punës. Ndërsa, para një eksodit të ri mund të dal Kosova prapë në vitin 2020, duke analizuar gjendjen politike në të cilën gjendet Kosova dhe impakti i saj në ngritjen e pakënaqësisë qytetare për tu larguar në forma të ndryshme në drejtim të BE-së”, përfundon Shala për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)