Dy mijë personat më të pasur në botë kanë sa 4.6 miliardë më të varfrit

  • 20 January 2020 - 10:24
Dy mijë personat më të pasur në botë kanë sa 4.6 miliardë më të varfrit

Organizata Oxfam ka thënë se 2153 personat më të pasur në botë kanë nën kontroll më shumë para sesa 4.6 miliardë njerëzit më të varfër së bashku.

Në raportin e organizatës bamirëse me bazë në Nairobi thuhet gjithashtu se gratë në mbarë botën punojnë 12.5 miliardë orë të kombinuara çdo ditë pa u paguar apo pa u njohur zyrtarisht puna e tyre.

Raporti i titulluar “Koha për t’u kujdesur” theksohet se puna që nuk u paguhet grave e ka vlerën e 10.8 miliardë dollarëve në ekonominë botërore. Kjo shifër është trefishi i vlerës së industrisë së teknologjisë.

“Është e rëndësishme për ne që të theksojmë se motori i fshehur i ekonomisë është puna e papaguar e grave dhe kjo duhet të ndryshojë”, tha Amitabh Behar, shefe ekzekutive e organizatës Oxfam në Indi.

Ky raport u publikua disa ditë para fillimit Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Pjesëmarrësit e këtij forumi janë kritikuar për luksin e madh dhe përdorimin e aeroplanëve privatë për të udhëtuar, duke e dëmtuar në këtë mënyrë klimën, shkruan “Reuters”.

(Kosova Sot Online)