E rëndë / Tre muaj më parë i vdiq burri, vetëhelmohet me fostoksinë 18-vjeçarja

  • 20 January 2020 - 10:43
E rëndë / Tre muaj më parë i vdiq burri, vetëhelmohet me fostoksinë 18-vjeçarja

Është vetëhelmuar me fostoksinë 18-vjeçarja, Mirela Beta. Vetëm tre muaj më parë 18-vjeçares i vdiq bashkëshorti, si pasojë e një aksidenti tragjik në punë, teksa punonte në ‘Bypassin’ e Levanit.

Mateo Kozan, 18 vjeç për shkak të pakujdesisë u shtyp nga ruli i ngjeshjes së asfaltit të rrugës. Duket se për 18-vjeçaren, Mirela Beta ka qenë e pamundur që të marrë veten nga kjo tragjedi në jetën e saj, duke ndërmarrë edhe aktin ekstrem të vetëhelmimit me fostoksinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës, në fshatin Vasjar të Tepelenës, ndërkohë që kanë qenë prindërit e vajzës të cilët e kanë gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në dhomën e saj. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se në duart e vajzës janë gjetur edhe gjurmë të lëndës helmuese të cilën e konsumoi.

Sipas dëshmive vajza prej tre muaj vuante humbjen e bashkëshortit dhe kushtet psikologjike të saj ishin rënduar shumë kohët e fundit.

(Kosova Sot Online)