Irani thotë se ende është duke e respektuar marrëveshjen bërthamore

  • 20 January 2020 - 12:37
Irani thotë se ende është duke e respektuar marrëveshjen bërthamore

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Iran, Abbas Musavi, e ka dhënë një deklaratë kundërthënëse, duke thënë se vendi i tij ende është duke e zbatuar marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me fuqitë e mëdha, pavarësisht shkeljes së zotimeve disa muaj më parë.

“Tehrani ende mbetet brenda marrëveshjes. Pretendimet e fuqive evropiane se Irani është duke e shkelur marrëveshjen nuk janë të bazuara”, tha Musavi. 

Irani më parë gjatë këtij muaji ka deklaruar se nuk e cilëson vendin si pjesë të marrëveshjes, nga e cila Shtetet e Bashkuara janë tërhequr në vitin 2018. Pas këtij vendimi, Uashingtoni i kishte kthyer në fuqi sanksionet e rënda kundër Iranit.

Gjermania, Britania dhe Franca e kanë aktivizuar mekanizmin e mosmarrëveshjes, i njohur si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës për Veprim pas shkeljes së marrëveshjes nga Irani.

Sipas marrëveshjes së vitit 2015, fuqitë botërore do t’i largonin sanksionet ndaj Iranit në këmbim të kufizimit të programit bërthamor nga republika islamike, shkruan “Free Europe”.

(Kosova Sot Online)