Gjuajtje me armë në Gjakovë, lëndohet një person

  • 20 January 2020 - 12:39
Gjuajtje me armë në Gjakovë, lëndohet një person

Një person ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar, ku më pas njëri prej tyre kishte gjuajtur me armë zjarri

Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në Gjakovë, ndërkaq viktimës I është ofruar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve të marra nga sulmi.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e armës me gaz.

Po ashtu, në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë Blow e kalibrit 9mm.

(Kosova Sot Online)