Policia ka një njoftim me rëndësi për ata që marrin gjoba në trafik

  • 20 January 2020 - 13:27
Policia ka një njoftim me rëndësi për ata që marrin gjoba në trafik

Çdokush që mund të bie ndesh me rregullat në komunikacion e që për këtë mund të gjobitet nga policia e Kosovës do të mund t`i paguajë gjobat e trafikut nëpër secilin stacion policor të Kosovës.

Krejt kjo për shkak se policia e Kosovës dhe drejtues të Postës kanë arritur një marrëveshje që nëpër secilin stacion policor të vendosen POS-et në objekte policore për pagesat e gjobave për kundërvajtjes.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj priti sot në takim kryeshefin ekzekutiv të PTK-së z. Shefqet Avdija, me ç ‘rast nënshkruan edhe marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të Policisë së Kosovës dhe Postës së Kosovës, për vendosjen e POS-ve në objekte policore për pagesat e gjobave për kundërvajtjes”.

(Kosova Sot Online)