Bie nga 40 metra lartësi, vdes 35-vjeçari në Han të Elezit

  • 20 January 2020 - 13:44
Bie nga 40 metra lartësi, vdes 35-vjeçari në Han të Elezit

Një punëtor i një kompanie të çimentos, ka mbetur i vdekur si pasojë e rënies nga 40 metra lartësi, derisa ishte duke punuar në Han të Elezit.

Viktima është 35-vjeçar dhe është shtetas i Shqipërisë, ndërkaq lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

 “Rreth orës 10:45  policia është njoftuar për një rast një punëtor i cili ka qenë duke i kryer disa punë në fabrikën e çimentos në Han të Elezit, në rrethana ende të panjohura ka rënë në brendësi të sillosit, nga lartësia 40 metra. Policia ndihma e shpejtë kanë dalë në vend të ngjarjes, pasi njësiti emergjent e kanë tërhequr trupin, mjeku kujdestar ka konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë”, ka bërë të ditur Gashi.

Gashi ka theksuar se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkaq ai ka theksuar se policia po e trajton rastin si “Hetim mbi vdekjen”.

(Kosova Sot Online)