Propozimi i mandatarit, Isa Mustafa mbledh nesër kryesinë

  • 20 January 2020 - 13:58
Propozimi i mandatarit, Isa Mustafa mbledh nesër kryesinë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mbledhjen e saj të Kryesisë.

Ky vendim vjen pas zhvillimeve të fundit politike në vend, pas mandatimit të Albin Kurtit për Kryeministër të Kosovës nga zyra e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Mbledhja e Kryesisë së LDK-së pritet të mbahet në ora 14:00, në selinë qendrore të degës në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)