Konjufca takohet me Apostolovën, diskutojnë për zhvillimet politike në vend

  • 20 January 2020 - 14:49
Konjufca takohet me Apostolovën, diskutojnë për zhvillimet politike në vend

Kryeparlamentari Glauk Konjufca sot ka pritur në takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Drejtoria për Media e Kuvendit ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, procesin e ndërtimit të institucioneve të reja, për agjendën evropiane të Kosovës dhe obligimet e Kosovës në këtë proces.

Gjatë këtij takimi, Apostolova ka uruar Konjufcën për përgjegjësinë e re institucionale, derisa ka thënë se BE’ja mbetet e përkushtuar për të ndihmuar rrugën evropiane të Kosovës, në të gjitha proceset dhe hapat e saj.

Ndërkohë, Konjufca, ka theksuar  përkushtimin e Kuvendit për të vazhduar dhe forcuar më tej bashkëpunimin me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe se Kosova do të vazhdojë angazhimet e saj për përmbushjen e të gjitha kritereve që ajo ka para vetes në procesin euro-integrues.

(Kosova Sot Online)