PZAP paralajmëron partitë politike: Paguani dënimin ose do të gjobiteni

  • 20 January 2020 - 14:52
PZAP paralajmëron partitë politike: Paguani dënimin ose do të gjobiteni

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, ka njoftuar subjektet politike që brenda 15 ditëve kalendarike duke filluar nga 17 janari deri më 31 janar 2020, të paguajnë gjobat e shqiptuara nga PZAP-i ndaj tyre për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të 06 tetorit 2019.

Në të kundërtën PZAP-i do të jetë i detyruar që të zbatojë ligjin e aplikueshëm, saktësisht do të shqiptojë dënime shtesë për secilin vendim veç e veç, si edhe do të zbatojë ligjin e aplikueshëm të procedurës përmbarimore nr. 04/L-139.

Neni 120, paragrafi 2. të LZP-it, përcakton se dështimi për të paguar gobën apo për t’ju bindur një urdhërese të PZAP-it brenda periudhës kohore të saktësuar në vendimin e PZAP-it është një shkelje tjetër e këtij ligji që mund të sanksionohet me dënim shtesë nga PZAP-i.
PZAP-i, në zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Kosovës të 06 tetorit 2019, ka shqiptuar gjoba ndaj subjekteve politike dhe kjo:

Gjithsej gjoba: = 360.000.00 euro
Gjoba të paguara: = 84;900.00 euro
Gjoba të papaguara: = 275.100.00 euro

Te dhënat e PZAP-it janë të 17 janarit 2020.

(Kosova Sot Online)