Kush ishin autorët e Rilindjes që e quajtën tradhtar Jusuf Gërvallën pas vdekjes?

  • 20 January 2020 - 15:10
Kush ishin autorët e Rilindjes që e quajtën tradhtar Jusuf Gërvallën pas vdekjes?

Teksa është shënuar përvjetori i 38’të i vrasjes së tre patriotëve Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka nga shërbimi sekret jugosllav, në mediat online është publikuar një editorial i gazetës së vetme  të asaj kohe “Rilindja” e cila godet agjencinë shqiptare të lajmeve ATSH,  për mënyrën se si ka raportuar për vrasjen e trefishtë duke e quajtur të paskrupullt.

Për redaktorët e Rilindjes titulli “Djemtë e Kosovës i vranë serbomdhenjtë” e cila është emituar edhe në Radio Tiranë, është e paskrupullt.

 “Rilindja” për më tepër në komentin e saj shkruan se tre veprimtarët ishin vrarë si pasojë “e larjes së hesapeve ndërmjet grupeve emigrante në Gjermani”.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë komentin e Rilindjes që titullohet “Mllef i ri shovinist nga Tirana” që tenton të godas mediat e Shqipërisë dhe figurën e Jusuf Gërvallës duke e quajtur kriminel antishqiptar e antijugosllav.

Lexoni të plotë shkrimin.

(Kosova Sot Online)