Paralajmërimi për Presidentin: Ja veprimi që “ia ha kokën” Hashim Thaçit

  • 20 January 2020 - 15:37
Paralajmërimi për Presidentin: Ja veprimi që “ia ha kokën” Hashim Thaçit

“Në rast se partia fituese nuk arrin ta krijon qeverinë, atëherë vendi shkon në zgjedhje. Çdo tentim tjetër nga presidenti Thaçi është antikushtetues. Ne rast se presidenti Thaçi do të tentonte që mandatarin t'ja kalon partisë tjetër, atëherë do të shkelte Kushtetutën dhe Gjykata Kushtetuese do ta shkarkonte nga posti i presidentit, edhe pse ai e ka në grusht edhe këtë institucion”, thotë Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Në kabinetin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është dorëzuar në mëngjesin e së hënës emri i Albin Kurtit, kandidat nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministrit të Kosovës, të cilin e ka dekretuar brenda ditës edhe presidenti Thaçi.

Kjo lëvizje e re në funksion të krijimit të Qeverisë së re të vendit pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, vjen vetëm dy ditë pas paralajmërimit nga Hashim Thaçi se në rast se LVV nuk e dërgon propozimin për mandatar, do të shihet alternativë tjetër e formimit të qeverisë së Kosovës për të mos e lënë vendin pa institucione.

“Kosova edhe gjatë nuk do të jetë e bllokuar por e theksoj edhe njëherë do shikojmë të gjitha mundësit e variacioneve politike që kanë adresë të partive politike në përgjegjësi të tyre të respektimit të vullnetit të qytetarëve por edhe të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore, të gjithë qytetarët që kanë votuar duhet t’i respektojmë, dhe natyrisht jo vetëm të një adrese politike”, ka paralajmëruar presidenti Hashim Thaçi.

Sido qoftë, analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Faik Krasniqi konsideron se ky veprim, nëse mendohet të realizohet edhe në praktikë, do të jetë një shkelje e rëndë e kushtetutës e cila e rrezikon edhe vetë karrierën politike të Hashim Thaçit.

Image
Faik Krasniqi

“Mandatari për krijimin e Qeverise i takon vetëm partisë fituese, në ketë rast Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ne zgjedhjet e 6 tetorit fitoi zgjedhjet. Kështu thotë Kushtetuta. Në vitin 2014 Gjykata Kushtetuese e tha qartë se kush e ka të drejtën e krijimit te qeverisë. Vetëm partia ose koalicioni fitues. Në rast se partia fituese nuk arrin ta krijon qeverinë, atëherë vendi shkon në zgjedhje. Çdo tentim tjetër nga presidenti Thaçi është antikushtetues. Ne rast se presidenti Thaçi do të tentonte që mandatarin t'ja kalon partisë tjetër, atëherë do të shkelte Kushtetutën dhe Gjykata Kushtetuese do ta shkarkonte nga posti i presidentit, edhe pse ai e ka në grusht edhe këtë institucion”, thotë analisti politik Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”. 

Krasniqi thotë se në një situatë identike të krizës, Gjykata Kushtetuese në vitin 2014, e ka dhënë përgjigjen, andaj gjithçka është e qartë dhe e pa kontestueshme tani kur është në pikëpyetje edhe koalicioni LVV-LDK, në rast se dështon krijimi i tij.

“Nëse në 2014-ten partitë tjera nuk kishin të drejtën krijimin e qeverisë por vetëm koalicioni i PDK-se, atëherë pse paskan të drejtë partitë e tjera që nuk kanë dalë partia e parë? Këtu kemi të bëjmë me standarde të dyfishta nga ana e Presidentit. Krerët e PAN-it mund të takohen sa herë të duan por kështu thotë Kushtetuta, dhe nëse duan ta shkelin Kushtetutën, atëherë le ta bëjnë Qeverinë pa LVV-në”, përfundon Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)