“Për 8 orë sëmundja iu përhap kudo” Flet vëllai i 33 vjeçares që vdiq në mënyrë të mistershme

  • 20 January 2020 - 16:02
“Për 8 orë sëmundja iu përhap kudo” Flet vëllai i 33 vjeçares që vdiq në mënyrë të mistershme

Dy javë më parë, Mariglen Mestani vetëm 27 vjeç, me profesion  polic humbi jetën, pasi u prek nga meningjiti akut. Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi rastin, por deklaroi se nuk kishte vend për panik. Më pas në Durrës, 33 vjeçarja Romina Myftiu humbi jetën. Deklarata zyrtare nga Instituti i Shëndetit publik  informoi se do të bëheshin analizat e gjakut, por u sigurua se nuk kishte shenja meningokoku, pra nuk bëhëj fjalë për meningjit.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka folur vëllai i 33-vjeçares duke sqaruar shenjat që motra shfaqi, por edhe sesi gjendja e saj u përkeqësua në vetëm pak orë. Ai konfirmoi se sipas analizave nuk bëhej fjalë për meningjit.

Vëllai: S’ka qenë asnjëherë e sëmurë, s’ka pasur asnjëherë probleme shëndetësore. Ndodhi që u bë me temperaturë, si gjë normale, si grip normal. Dolëm nga spitali, se menduam që s’ka asnjë gjë, se edhe doktori kur shkoi aty nuk e vërtetoi dot, se s’ka asnjë lloj mundësie se ishte me këmbët e veta dhe kur shkoi në spital dhe kur doli.

Gazetarja: Çfarë simptomash kishte?

Vëllai: Ishte në gjendje të këputuri. Kur shkuam të nesërmen se konstatoi si paralizë faciale, faktikisht i kishte ikur pak buza shtrembër. Shkuam të nesërmen në mëngjes, se e lamë në orën 7 e 30 që do shkonim tek doktoresha. U fut direkt në urgjencë, erdhën gjithë mjekët, erdhi drejtoresha vetë e spitali aty. U mblodhën gjithë mjekët më të mirë që ka spitali i Durrësit dhe nga aty u fut në reaminacion.

Gazetarja: E futën direkt në reaminacion?

Vëllai: Në orën 11 se nuk po i gjenin dot damarët, se trupi iu bë me pulla të kuqe, komplet trupi.

Gazetarja: Si u zhvilluan këto, u zhvilluan direkt?

Vëllai: Në sekondë, bëhet fjalë për 6- 7 orë, nuk kishte asnjë lloj simptome tjetër. U zhvillua sëmundja i kishte marrë gjithë organet e trupit, nuk e lëviznim dot nga spitali i Durrësit që ta transportonim.

Gazetarja: Kishte dridhje, temperaturë të lartë?

Vëllai: Jo asgjë,. Vetëm 1 ditë para që kishte temperaturë, kur kemi shkuam ne s’kishte as temperaturë asgjë. Ishte trupi i ftohtë, kishte ftohtë. Kam ethe thoshte. Fliste vetë deri kur hyri në reaminacion, edhe në reaminacion foli vetë. Kur i vunë tubat s’foli më. Gjëja e vetme që foli ishte për gocën, asgjë tjetër.

Gazetarja:  La një gocë të vogël apo jo?

Vëllai: Një vajzë 8-vjeç! Na duket akoma si ëndërr që motra s’jeton. Se na duket sikur ka ikur në ndonjë vend e do vijë prapë. Na kanë thënë që s’ka meningjit, domethënë analizat, por na duket e çuditshme, që të mari sëmundjen aq shpejt.

Gazetarja: Jeni interesuar?

Vëllai: Shkaku thonë që gripi, virozat i kanë shkatërruar organet.

Gazetarja: Jashtë burimeve zyrtare çfarë ke dëgjuar?

Vëllai: Jashtë burimeve zyrtare kemi dëgjuar që duhet të vaksinohemi për meningokoku-n.


(Kosova Sot Online)