Ja kush thotë: Konjufca na shokoi, më parë merreshim vesh veç me sy

  • 20 January 2020 - 21:33
Ja kush thotë: Konjufca na shokoi, më parë merreshim vesh veç me sy

Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj thotë se Glauk Konjufca ia dha goditjen e parë negociatave mes LDK’së dhe Vetëvendosjes, në intervistën e tij në  media.

Selmanaj thotë se intervista e Konjufcës pas certifikimit të zgjedhjeve dhe pas fillimit të negociatave, e ka shokuar LDK’në.

“Intervista e Glauk Konjufcës në këtë studio ka qenë për ne një shok”, ka thënë deputeti i LDK’së.

Ai thotë se LDK e VV sa ishin opozitë kishin raporte aq të mira, sa që merreshin vesh edhe pa folur fare.

“Z. Hoti dhe z. Konjufca, besoni, se veç me u këqyr, janë marrë vesh mes vete”, thotë Selmanaj.

“Ne në atë kohë merreshim vesh pa folur, tash s’po mund të merremi për diçka që do të duhej për dy-tre minuta”, ka shtuar ai. 

(Kosova Sot Online)