Vritet me armë zjarri një 28- vjeçar, policia: Në rrethana të paqarta

  • 20 January 2020 - 22:09
Vritet me armë zjarri një 28- vjeçar, policia: Në rrethana të paqarta

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e Astirit.

 Mësohet se ka mbetur i vrarë me armë zjarri një 28-vjeçar.

Sipas policisë rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Vilson Tafçiu, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen.

“Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë  bërë rrethimin e  zonës në një perimetër të gjerë.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna  nga grupi hetimor  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve”, njofton policia.


(Kosova Sot Online)