Vjen thirrja ndaj prokurorisë: Të hetohet pazari kriminal i Shpendit me Arbër e Latif Kryeziun

  • 21 janar 2020 - 07:49
Vjen thirrja ndaj prokurorisë: Të hetohet pazari kriminal i Shpendit me Arbër e Latif Kryeziun

“Në rrethana normale, shtet me gjyqësi e prokurori funksionale, pikë së pari z. Ahmeti do duhej urgjentisht te shkarkohej nga kreu i Prishtinës dhe te hetohet deri në detaje, edhe për pazaret e dyshuara kriminale me mafio oligarkët e tipit të Arbër Kryeziut, Devolleve dhe pjesëtarëve tjerë të mafisë ndërtimore, me të cilët ai pa asnjë hezitim, në vijimësi, ka kolaboruar”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Gani Qarri i ka përcjell me kujdes raportimet e “Kosova Sot Online" gjatë gjithë javës së kaluar lidhur me skandalin e dhënies së lejes për ndërtim nga Shpend Ahmeti te Liqeni i Badovcit, njeriut që ia përuroi edhe qendrën tregtare, Arbër e Latif Kryeziut, pronarëve të kompanisë së naftës “AL PETROL”, edhe atë për të ndërtuar hiq me pak se 226 shtëpi luksoze.

Por përderisa askush nuk reagoi për këtë skandal dhe krimin me të madh me leje ndërtimore, Qarri thotë se derisa e vërteta po del në shesh, madje me fakte për veprime të kundërligjshme, prokuroria e shtetit do të duhej filluar me urgjencë hetimin e këtij skandali.

Image
Gani Qarri

“Është një kontribut i madh në zbardhjen e këtij skandali, fakti që “Kosova Sot Online”, përfundimisht ka siguruar edhe lejen ndërtimore me të cilën vet Shpend Ahmeti i ka pajisur ata që ia përuruan edhe qendrën tregtare, pra Arbër e Latif Kryeziun, pronarët e kompanisë së naftës “AL PETROL”, edhe atë për të ndërtuar hiq me pak se 226 shtëpi luksoze, por që për habi, askush nuk reagoi kundër lejes ndërtimore e cila iu lëshua për të ndërtuar lagjen “ROYAL Green Residence” te liqeni i Badovcit. “Kosova Sot”, po ashtu këtë javë në vazhdimësi ka raportuar lidhur me këtë skandal, që është edhe krimi me i madh që po bëhet nga Shpend Ahmeti përmes lejeve ndërtimore, kundrejt të cilit çuditërisht po hesht edhe prokuroria e Kosovës, e cila në vend të heshtjes, të paktën, pas publikimeve në vijimësi të fakteve rënduese nga “Kosova Sot”, do duhej të niste hetimet sa më parë”, thotë analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Se skandali me leje ndërtimi në komunën e Prishtinës shkon edhe përtej këtij rasti, sipas Qarrit e bënë të dyshimtë heshtja e komunës dhe të gjitha institucioneve të tjera relevante.

“Për aq më tepër, gjendja komplikohet edhe më shumë dhe dyshimet bëhen gjithnjë e më të mëdha, përderisa përkundër të gjithave sa ndodhin, heshtin jo vetëm prokuroria e kapur dhe partitë politike ne vend, por edhe vetë opozita në Komunën e Prishtinës. Në këtë mënyrë po vërtetohet plotësisht se PZHU (plani zhvillimor urban), nuk është asgjë më shumë se sa një dokument ilegal, i punuar vetëm për interesa të mafisë ndërtimore”, thekson Qarri për “Kosova Sot Online”.

Qarri konsideron se po të kishte shtet të fuqishëm të së drejtës që e lufton seriozisht krimin dhe korrupsionin, Shpend Ahmeti do të ishte shkarkuar dhe paralel me fillimin e hetimeve do të ishte arrestuar.

“Në rrethana normale, shtet me gjyqësi e prokurori funksionale, pikë së pari z. Ahmeti do duhej urgjentisht te shkarkohej nga kreu i Prishtinës dhe të hetohet deri në detaje, edhe për pazaret e dyshuara kriminale me mafio oligarkët e tipit të Arbër Kryeziut, Devolleve dhe pjesëtarëve tjerë të mafisë ndërtimore, me të cilët ai pa asnjë hezitim, në vijimësi, ka kolaboruar”, përfundon analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)